Takimi i grupeve opozitare, Murrizi: Nuk bëhet reformë me ata që vjedhin zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka thënë sot gjatë takimit midis opozitës parlamentare dhe asaj jashtë-parlamentare se nuk mund të bëhet Reformë Zgjedhore me ata që sipas tij i vjedhin votat.

Murrizi deklaroi se është dakord për votim elektronik, ndërsa më tej shtoi se duhen lista të hapura, pasi kjo praktikë ndiqet edhe në vendet perëndimore.

“Ne nuk kemi një kauzë për mandat deputeti. Për ne nuk ka rëndësi nëse jemi apo jo aty, për ne ka rëndësi që për qytetarët të ketë vlerë vota. Nga prilli është vrarë gara, është vrarë vota, është vrarë gara në politikë, edhe në biznes kudo. Edhe në një sondazh të fundit, 82 për qind të shqiptarëve e konsideronin paktin si të jashtë-ligjshëm. Shqiptarët ka 3 zgjedhje që nuk zgjedhin, por ata thjesht votojnë, si në kohën e komunizmit funksionon.

Vendet e hapura janë praktikë në zona ku ka demokraci. Emigrantët nuk votojnë, kjo sepse nuk iu leverdis, se nuk bëhen as kryeplak as ndonjë post nuk marrin.”-u shpreh deputeti.k.t/Fjala.al/

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV