142-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Ruçi: Model patriotizmi, shtet-formimi dhe kohezioni kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka vlerësuar sot në ditën e 142-vjetorit Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Ruçi ka thënë që Lidhja e Prizrenit ishte një model patriotizmi, shtet-formimi dhe kohezioni kombëtar.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një model patriotizmi, shte-formimi dhe kohezioni kombëtar për shqiptarët, jo vetëm gjatë luftërave çlirimtare, por edhe në ditët e sotme.”-shprehet Gramoz Ruçi.

Fjala e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi:

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, mbajtur më 10 qershor më 1878 ishte e para organizatë politike mbarëshqiptare, me një platformë ideologjike, program politik, strukturë organizative në të gjitha trojet shqiptare, ushtri dhe aksione kulturore.

Lidhja ishte një betejë trevjeçare që luftoi për triadën çlirim, shtetformim mbi bazën e kombit dhe tërësi territoriale të atdheut të shqiptarëve. Lidhja ishte pjesë e kontekstit të luftrave çlirimtare në Evropë dhe Ballkan.

Lidhja u ngrit mbi dallimet klasore, fetare e krahinore dhe u bë promotore e bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare në një njësi politiko-administrative, mbështetur në parimin e kombësisë dhe tërësisë territoriale.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte sipari i luftrave  për pavarësi, frymëzoi idenë e lirisë dhe krijoi modelin e  organizimit politik e ushtarak për të çliruar vendin.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një model patriotizmi, shteformimi dhe kohezioni kombëtar për shqiptarët, jo vetëm gjatë luftrave çlirimtare, por edhe në ditët e sotme.k.t/Fjala.al/

Të fundit

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

OpenAI ka premtuar të prezantojë kontrollet prindërore për ChatGPT. Kur kontrollet të jenë të disponueshme, ato do t’u lejojnë prindërve...

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Gjiganti gjerman i teknologjisë, Loewe dhe argjendari i njohur amerikan Jacob & Co. kanë bashkuar forcat dhe kanë prezantuar një seri të kufizuar kufjesh...

Flutura Açka, kërkësë publike Gazmend Bardhit: Më kërko falje!

Flutura Açka, i ka drejtuar një kërkesë publike për ndjesë Gazment Bardhit. E ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku, Açka u shpreh e...

30-vjeçarja bie nga kati i 6-të i pallatit pas sherrit me partnerin!

Evelinndel Moori Chamorro me origjinë nga Peruja, ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës (1 shtator) pasi ka rënë...

E përplasi me makinë 17-vjeçari me ‘Land Rover’, vdes në spital babai i 3 fëmijëve

Ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik Tomani i cili u përpas nga një ‘Land Rover’ që po drejtohej nga...

Lajme të tjera

Web TV