Cate Blanchet flet për 2 çmimet Oskar, hollivudin, fëmijët, burrin dhe paragjykimet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 2 çmime Oskar, 4 fëmijë dhe një martesë të gjatë Cate Blanchett është gruaja që i ka të gjitha. Por aktorja australiane insiston se ende sot, gratë duhet të luftojnë, për të bërë karrierë dhe për të qenë një mama e mirë.

51 vjeçarja, e cila u bë e famshme ndërkombëtarisht me rolin e saj si Mbretëresha Elizabeta I në dramën historike të vitit 1998, pranon se për femrat, gjithçka është më e vështirë, pasi meshkujt e kanë më të vështirë të marrin përsipër përgjegjësitë. Cate pranon gjithsesi se është me fat që në krah ka një bashkëshort si Andrew Upton, një skenarist australian. Çifti u njoh në setin e xhirimeve në vitin 1996.

Fillimisht asaj iu duk arrogant por pas 3 javësh që shoqëroheshin bashkë, Andrew i propozoi për martesë dhe sot bëhen 22 vite të martuar së bashkë dhe kurrë fjala ndarje apo divorc nuk është përmendur prej tyre, as në ditët më të vështirë.

Kate dhe Andrew janë prindër të tre fëmijëve, Dashiell 18, Roman 16 dhe Ignatius 12 vjeç dhe në 2015 adoptuan edhe vajzën e vogël Edith, sot 5 vjeçe. Por në këto ditë të vështira nga pandemia koronavirus, Kate thotë se vlerëson mbi gjithçka familjen, kujdeset për edukimin e fëmijëve, gatuan dhe adhuron çdo ditë e më shumë kopshtarinë.

Edhe pse ka arritur gjithçka ka dëshiruar në jetë, Cate Blanchett thotë se ajo që urren më shumë në këtë botë është trajtimi që i bëhet femrës, ende në vitin 2020. Ajo ju bashkua lëvizjes MeToo, që nisi në 2017 pas publikimit të skandaleve të producentit Harvey Weinstein dhe kundër ngacmimeve seksuale. Sot aktorja 51 vjeçare e sheh veten si një aktiviste të vlerave familjare./Fjala.al/Burimi:TheSun

Të fundit

Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për...

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon me armë drejt të riut! Detajet nga ngjarja

Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur...

SPAK sekuestron 12 milionë euro pasuri në Durrës

SPAK ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri në Durrës, pasi dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit...

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre. Kësaj...

Lajme të tjera

Web TV