Hashim Thaçi: Besoj për një marrëveshje Kosovë-Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se beson në arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë kam besim të plotë se vetëm me administratën e SHBA-së, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump dhe rolin dinamik të ambasadorit Richard Grenell, gjërat do të lëvizin drejt një procesi produktiv dhe efektiv të dialogut dhe të ndonjë marrëveshjeje eventuale përfundimtare që sjell njohje reciproke si dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Thaçi.

Pas homazheve që ka bërë te memoriali i ushtarëve të rënë të forcave të KFOR-it, gjatë luftës në Kosovë, Thaçi ka theksuar se shteti i Kosovës ka hequr të gjitha pengesat për rifillimin e dialogut me Serbinë.

“Besoj në zotimin e SHBA-ve se do të ndërmarrin hapat e duhur, në veçanti pas heqjes së barrierave që e pengonin vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi. Serbia nuk ka më asnjë pretekst të vonojë, përkundrazi çdo vonesë i atribuohet asaj”, ka deklaruar mes  të tjerash Thaçi.

Sipas tij, Kosova në këtë proces duhet të jetë e bashkuar dhe pa dallime politike./Fjala.al/k.b

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV