Itali, në 24 orët e fundit regjistrohen 71 vdekje me COVID-19

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 71 viktima nga koronavirusi për një total prej 34 114

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1293 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 169 939

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 202 raste të reja pozitiv për një total prej 235 763

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan vetëm 32 viktima nga koronavirusi për një total prej 16,349 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 99 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 90,680.

 

 

 

Bo.Ba