Kërcënim me armë e vrasje, zbulohen 4 të fortët që OFL u kërkon të deklarojnë pasurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar së fundmi formularin e deklarimit të pasurive 4 subjekteve në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër.

Mësohet se personat të cilëve iu është dërguar formulari janë Endrit Zela, Genc Ferhati, Igli Memaj si dhe Nelson Hysen.

Mbi këta persona rëndojnë akuzat e “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja në rrethana cilësuese” si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i OFL:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-E. Z., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim;

-G. F., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”;

-I. M., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”;

-N. H. , banues në Shkodër, për të cilin ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe :  Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV