Mblidhet Task-Forca për turizmin, Klosi: Ditën e premte fillojnë charter-at e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka mbledhur ditën e sotme në Golem Task-Forcën për turizmin duke lënë edhe detyra të qarta për institucionet vendore e qendrore por edhe për operatorët turistikë.

Gjatë kësaj mbledhjeje Klosi theksoi se prioriteti i parë është pastrimi, kryesisht i akseve rrugore që çojnë drejt stacioneve të plazhit si dhe në nxitjen e operatorëve privatë për të aplikuar në e-Albania për leje.

“Ne kemi një detyrë të parë me fillimin e këtij sezoni në stacionet tona të bregdetit siç është pastrimi nën drejtimin e prefektëve për të stabilizuar situatën e këtyre 3 muajve. Detyrat e menaxhuara nga prefektët për të administruar të gjithë forcat reale që ka çdo qark, situatën e pastrimit në një operacion të madh pastrimi me të gjithë faktorët nën drejtimin e pushtetit vendor dhe institucionet të tjera dhe natyrisht pjesëmarrje e shoqërisë civile për të bërë një operacion në muajin qershor që të shndërrojmë këtë situatë në një situatë të pranueshme për vitin turistik 2020. Kemi një situatë të kontrolluar në plazhe por sa del në akset kryesore rrugore, sa kalo në rrugët dytësore që bashkojnë akset kryesore me zonat e plazhit kemi një situatë të papranueshme. Na duhet prezencë e institucioneve.

Na kërkohet në kuadër të masave ndarja e stacioneve të plazhit. Është një situatë e ndryshme, sa i përket dhe situatës me koronën që ka të bëjë me ruajtjen e sa më shumë hapësirave publike dhe evitimin e grumbullimeve. Nga mbi 3000 stacioneve plazhi ka vetëm 800 aplikime në e-albania. Ndaj duhet të nxisim operatorët privatë.

Vendosje e tualeteve dhe dusheve në stacionet e plazhit”,- u shpreh Ministri.

Më tej ai kërkoi aktivizimin e të gjithëve për zgjidhjen e problematikave të ndryshme, ndërsa tha se nga e premtja nis ardhja e charter-ave.

Lexo edhe :  Cërrik, 65-vjeçari mbytet në kanalin vaditës

“Duke shpresuar se do kemi një sezon të menaxhuar normal 2020, duke ju kërkuar dhe njëherë vëmendje për ato që përmenda dhe detyra të çdo dite që do kalojmë në sezonin turistik ju kërkoj që të jemi shumë aktivë në këtë mbledhje të sotme për të pasur mundësi ne do gremë piketat që të zgjidhim shumë problematika. Ditën e premte fillojnë charter-at e parë, janë shumë pak në krahasim me vitin e kaluar por që janë sinjali i parë që po zgjerohet jeta turistike. Ju kërkoj që ky vit të jetë një vit shumë më tepër i rakorduar dhe i stabilizuar dhe nga pikëpamja e komunikimit”,-tha ndër të tjera Blendi Klosi.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës. Së fundmi, klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit. Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë...

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin...

Lajme të tjera

Web TV