Mike Pompeo flet për Reformën Zgjedhore në Shqipëri: Palët duhet ta mbështesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i shtetit amerikan Mike Pompeo në një konferencë për mediat ditën e sotme ka folur për lirinë e vendeve të ndryshme të botës, por gjithashtu ai ka folur rreth situatës në Shqipëri.

Duke qenë se temë kryesore në Shqipëri është Reforma Zgjedhore ai është shprehur se mirëpret marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për Reformën Zgjedhore e cila do të forcojë demokracinë e vendit dhe do ti jap shtysë Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gjithashtu ai u bëri thirrje palëve të mbështesin marrëveshjen politike.

“Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike.”– tha Pompeo.

Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV