Në një intervistë të rrallë, heroi i Italisë së ’90 Toto Schillaci rrëfeu jetën e tij mes futbollit, “reality show” dhe madje momentet kur përdorte Paul Gascoigne si përkthyes … dhe zbuloi se është një tifoz i Arsenalit. Për Toto Schillaci, vera e vitit 1990 ndryshoi jetën e tij përgjithmonë. Schillaci i dha Italisë epërsinë e minutës së 17-të në gjysmëfinale në Napoli kundër Argjentinës së Diego Maradona dhe u largua me krahët e ngritur përpara tifozëve festues. Ky imazh mbetet në mendjen e tij… dhe në foton e profilit në WhatssApp.
Italia do ta humbiste ndeshjen me penallti por Schillaci kishte fituar zemrat e tifozëve brenda dhe jashtë vendit. Pas një sezoni debutues mbresëlënës për Juventusin, ai fillimisht u zgjodh si sulmuesi i pestë në hierarki, në një repart që përfshinte Roberto Baggio, Gianluca Vialli dhe Roberto Mancini. (fjala.al). Pak jashtë vendlindjes së tij kishin dëgjuar për të. Por në atë verë, Schillaci u bë nga njerëzit më të famshëm në sport si golashënuesi më i mirë i turneut me gjashtë gola.
Tani 55 vjeç dhe duke jetuar në qytetin e tij të lindjes në Palermo, Siçili, Schillaci kalon shumë kohë duke punuar në kopshtin e tij. “Unë e dua natyrën”, thotë ai. ‘Unë i dua gjërat që rriten. Jam me fat që kam një kopsht të madh, kështu që unë i kultivoj të gjitha bimët që mundem dhe rrit frutat dhe perimet e mia’ thotë ish lojtari.
Schillaci rrallëherë jep intervista të thella, por gjatë një ore tërheqëse ai diskutoi me Daily Mail, dashurinë e tij për futbollin anglez. Është një tifoz i Arsenalit, ka përdorur Paul Gascoigne si një përkthyes në urgjencë dhe përvojat e tij në politikë, aktrim dhe reality TV janë pa fund.
‘Kanë kaluar tridhjetë vjet dhe natyrisht periudha e Kupës së Botës është gjithmonë e pranishme në sytë dhe mendjen time,’ thotë Schillaci.(fjala.al). ‘Edhe pas gjithë kësaj kohe, popullariteti im nuk është zvogëluar kurrë. Madje ndodh edhe me tifozët më të rinj, të cilët mund të më shohin në internet dhe YouTube. Kur shkoj në vende të ndryshme të botës, unë ende ndiej dashurinë dhe entuziazmin e njerëzve: Autografe, foto… “Toto këtu, Toto atje”thotë ish futbollisti.
‘Nëse unë jam i dashur nuk është vetëm për shkak të asaj që bëra në fushë, por edhe jashtë saj. Dikush mund të jetë një lojtar i klasit botëror, por edhe një trap dhe njeri i keq. Fakti që kam hyrë në zemrat e italianëve ka të bëjë me mënyrën sesi sillem. Unë gjithmonë i jap kohën time njerëzve normalë. Unë jam një prej tyre. Unë nuk jam fals” tha Schillaci.
Ish futbollisti i ”të kaltërve” shton se erdhi nmga një pozicion ku ishte askushi, për tu bërë shënuesi më i mirë, dhe i dyti në renditjen për Topin e Artë. Pas Juventus, Schillaci iu bashkua Interit para se të linte Italinë në 1994 për klubin japonez Jubilo Iëata, ku kaloi tre sezone të suksesshme.
Ka paralele të qarta me karrierën e Gascoigne, përtej dy sezoneve së bashku në Serinë A kur anglezi ishte te Lazio. Si Schillaci, Gascoigne ishte një talent fantastik që shkëlqeu me fanellën nr.19 në Kupën e Botës. (fjala.al). Ashtu si Schillaci, ndeshjet e Gascoigne në atë turne i sollën famë, por u bënë një barrë kur ai u përpoq t’i përsëriste ato, megjithatë të dy akoma janë adhuruar nga shumica e mbështetësve.