Prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet/ Pjerin Ndreu-Sandër Lleshajt: Nuk jemi ushtar rreshti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë mbledhjes së Task-Forcës të ministrave të Turizmit, Blendi Klosit dhe të Brendshëm, Sandër Leshajt ditën e sotme ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjesin Ndreu.

Një nga temat e diskutimit të kësaj mbledhjeje ka qenë edhe përfshirja e IKMT-së për të prishur ndërtimet pa leje në bregdet.

Në lidhje me këtë çështje Pjerin Ndreu u shpreh se kryebashkiakët nuk janë ushtarë rreshti, ndërsa tha se IKMT nuk mund të bëjë vendin rrëmujë.

Ndërsa, duke iu kundërpërgjigjur, ministri Lleshaj tha se IKMT është një institucion që i përgjigjet ligjit dhe nuk merr leje për veprimet që bën as te ministri dhe as te kryebashkiakët.

Blendi Klosi: Në plazhet tona ka situatë anormale. Në 12 bashki të vijës sonë bregdetare ka çmime të ndryshme. Dymbëdhjetë kryetarë bashkie kanë çmime të ndryshme. Duhet të kemi unifikim. Nga veriu në jug nuk kemi unifikim. Pse është shtyrë data 15 nëntor për fund sezoni? Ju garantoj se nuk ju kërkon kush që të shkojë në plazh në këtë kohë. Pagesa juaj është me sezon. Ne duhet të kemi prioritet që në 12 muaj që vijnë për pushime këtu. ka më shumë hapësirë për më shumë biznes për operatorët turistikë.

Pjerin Ndreu: Barra për të përgatitur këtë sezon turistik bie mbi bashkitë, mbi ne. Nuk mund të ndodhë që të vijë IKMT e të bëjë rrëmujë e bashkia të mos ketë dijeni, kjo është e parregullt. IKMT duhet të vijë dhe të na informojë. Nëse vjen ti, ti më shkatërron turizmin. Nëse bëhet kjo, unë si bashki refuzoj të marr pjesë në të tilla aksione.

Lexo edhe :  Vota e Diasporës/ Balla thirrje emigrantëve nga Janina: Regjistrohuni

Ne nuk jemi ushtar rreshti. Nëse ju mendoni se jemi polici rreshti, harrojeni. Kemi punën tonë. Është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit lokal. Duhet të biem dakord me pushtetin lokal. Ka 30 vjet objekti pa leje dhe tani në kohën e turizmit e shkatërrojmë. Bashkia është institucion serioz e ju duhet ta konsideroni atë.

Sandër Lleshaj: IKMT është një institucion serioz, që mban përgjegjësinë në një vend të pushtuar nga paligjshmëria. IKMT është përballur me paligjshmërinë dhe krimin në vend e këtë detyrë do të vazhdojë ta ruajë. IKMT ka marrëdhënie të drejtpërdrejta me shkelësin e ligjit dhe nuk ka raport me kryebashkiakun. IKMT do ta vazhdojë këtë punë në funksion të ligjit, me vendosmëri. IKMT e policia veprojnë drejtpërdrejtë dhe nuk marrin autorizim as nga ministri as nga kryetari i bashkisë, as nga Zoti vetë, por vetëm i përmbahen ligjit.

IKMT ka ndërhyrë për cilësinë më të mirë të turizmit. Ndërhyrja është që të kemi një bregdet jo afrikan, por europian. Nuk duhen ndërtime pa leje, nuk ka cuba që pushtojnë plazhin,. por ka rregull e ka standarde europiane. Jemi një vend që duhet të afrohemi me BE, e duhet që të kemi standarde europiane.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Rama: Zoti i shpëtoi jetën Trumpit për të zgjuar Europën

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ndoshta, Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump-it jo vetëm për të bërë Amerikën...

“Cili është plani B i Shqipërisë?”/Rama:Vetëm anëtarësimi në BE!

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Karlspreis – Karli i Madh”. Kreu i qeverisë bëri një kthim pas në kohë,...

Gjykata e ndalon gruan myslimane të mbajë ferexhe gjatë ngasjes

Një grua muslimane dëshiron të lejohet të mbajë ferexhe gjatë ngasjes – por Gjykata Administrative në Trier e ka hedhur poshtë padinë e saj....

Rrëzimi i kërkesës për shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”,zbardhet vendimi për Berishën

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për kryedemokratin Sali Berisha, të cilit i rrëzoi kërkesën për shfuqizimin e masës “arrest në shtëpi”. Në vendimin e Kushtetueses theksohet...

Pse u mbyll shkolla “Normale” e Elbasanit “ikona e arsimit shqip”…!?

Nga Kadri Tarelli Festa e mësuesit “7 Marsi” po afron dhe si mësues i vjetër që e nisa dhe e grisa jetën në arsim, mendoj...

Lajme të tjera

Web TV