Sezoni turistik/ Lleshaj: Vija bregdetare s’duhet te preket nga paligjshmëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka thënë sot se vija bregdetare nuk duhet të preket nga paligjshmëria.

Lleshaj së bashku me Ministri e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosin mblodhën Task-Forcën  dhe dhanë disa porosi për mbarëvajtjen e këtij sezoni.

Lleshaj tha se përveç Policisë së Shtetit, IKMT-së ka një rol të madh në mbarëvajtjen e këtij sektori kanë dhe prefekturat. Ai shtoi se të gjithë institucionet duhet të bëjnë detyrat e tyre.

“Unë besoj e ky vit nuk do të jetë viti me më shumë turist për arsye të njohura tashmë. Por shpresoj që të jetë vit me shumë pushues. Duke besuar që qytetarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia të vijnë këtu. Shpresoj që ta gjejnë sërish rrugën për të ardhur këtu në bregdetin tonë. I ftoj qytetarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, për të shfrytëzuar këtë mundësi. Ky duhet të jetë viti ideal i kushteve të atyre që do të vijnë këtu. Ministria e Brendshme, si një aktor i përfshirë në këtë proces, do përpiqet që të plotësojë këtë angazhim të saj përmes strukturave. Janë dy elemente kryesorë që ministria e Brendshme kontribuon përmes këtij procesi; policia e Shtetit, IKMT-ja, apo dhe prefekturat, që janë aktorët kryesorë të koordinimit në nivel vendor. Të gjithë aktorët duhet të bëjnë maksimum që kjo gjë të realizohet. Duhet që vija bregdetare të mbetet e paprekur. Jemi pasur raste të përpjekjeve të suksesshme për të zaptuar sipërfaqe të vijës bregdetare. Por kush nuk ka tapi, është vija bregdetare dhe rëra. Duhet t’i mbyllim të gjitha punët sa më parë sa i takon ndërtimeve pa leje. IKMT-ja ka marrë detyra, dhe vlen që në bashkëpunim me bashkitë, për të rritur kontrollin dhe funksion, parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, që shfaqet në formën e hedhjes së mbeturinave në dete, liqen. Një tjetër aspekt që do të angazhohet Policia e Shtetit është siguria në plazhe, siguria në ujë. Kemi pasur raste kur mjetet lundruese kanë shkaktuar dëme në ujë. Prefektët duke nisur nga sot, duhet të azhornojnë planet. Të japin detyrat dhe të ndajnë përgjegjësitë.”, – u shpreh Sandër Lleshaj.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Pekini rrit masat emergjente mes shpërthimit të virusit të ri HMPV

Kina po përjeton një rritje të infeksioneve të virusit të frymëmarrjes, duke çuar në spitale të mbipopulluara, masa urgjente...

E fundit/ Vrasje në Shkodër, një person gjendet i pajetë në automjet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragoç në Shkodër.   Një person është gjetur i vrarë në automjetin e tij nga banorët e zonës/kb

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Kostas Simitis, një figurë kyçe në politikën moderne greke dhe ish-kryeministër, u nda nga jeta në orët e para të së dielës në moshën...

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 5 janar 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet  nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më...

Horoskopi ditor, 5 Janar 2025

Dashi Pritet qe jeta ne çift te mos ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me partnerin tuaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV