Sportistët me fat, mbi të 50-tat, të martuar me bukuroshe 20 e 30 vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karrierat e tyre mund të kenë marrë fund por ata mbeten ende të rinj dhe legjendat e sportit duket se nuk e kanë aspak të vështirë kur bëhet fjalë për të tërhequr seksin e kundërt. Janë disa prej legjendave të botës së futbollit, tenisit, basketbollit dhe golfit që janë martuar me vajza shumë më të reja se ata në moshë. Fituesi i Uimbeldonit, Nastase, sot 73 vjeç, është martuar 4 herë më parë. Por ka ecur sërish në altar me bashkëshorten numër 5, një 43 vjeçare.

Ata u martuan në Rumani në një ceremoni të bukur dhe elegante dhe diferenca 30 vjet mes tyre, duket se nuk është aspak problem. Iona Simion thotë se është marrëzisht e dashuruar me Nastase, me të cilin u martua një vit më parë. Legjenda e Chicago Bulls, 57 vjeçari Michael Jordan u njoh me modelen kubaneze Yvette Prieto, 41 vjeç, në vitin 1007, në një klub nate. Ata u martuan 6 vjet më vonë, në një ceremoni që kushtoi jo pak por 13 milionë dollarë.

Rekordin duket se e thyen legjenda e futbollit, Diego Marandon, që njihet për reputacionin e tij me femrat. Ai nisi të shoqërohet me Rocio Oliva në 2013, kur ajo ishte vetëm 22 vjec ndërsa ai 52. Në vitin 2018, ai i propozoi biondes bukuroshe për martesë kur ishin në Buenos Aires, në ditën e saj të lindjes.

Edhe Tiger Woods ka zgjedhur të lidhë jetën me Erica Herman, 10 vjet më e re se legjenda e golfit. Çifti u shfaq publikisht në nëntor të 2017-ës. Zakonisht sportistët e famshëm, edhe pse në moshë, janë shumë të suksesshëm me femrat, edhe në rastet kur këto të fundit kanë qenë fanse të tyre./Fjala.al/Burimi:TheSun

Të fundit

JJ Thomson, njeriu që i dha botës elektronin dhe frymëzoi gjenerata të tëra shkencëtarësh

Në fund të shekullit XIX, në laboratorin Cavendish të Universitetit të Cambridge-it, një burrë i qetë dhe i përulur...

Berisha fsheh faturën për LaCivita: Nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë personale

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu pyetjen direkte për shumën e paguar ndaj strategut...

Bullfights, balet dhe hot jazz: brenda teatrit skandaloz të Pikasos për seks dhe vdekje

E njohur për portretet e tij kubiste, gjenialiteti spanjoll krijoi edhe kostume për Ballets Russes dhe adhuronte intensitetin e korridave. Një ekspozitë e re...

Të manipulosh të vërtetën

Nga ARTUR AJAZI Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të dalësh diku në një portal,...

Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shkollë në Greqi, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë...

Lajme të tjera

Web TV