“21 vjetori i çlirimit të Kosovës”/ Kurti-qytetarëve: Të mblidhemi nesër në sheshin Skënderbej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ditën e sotme u ka kërkuar qytetarëve të Kosovës që të dalin në një tubim në sheshin Skënderbej.

Lideri i opozitës ka thënë përmes një videoje në ‘Facebook’, se situata do zgjidhje duke u futur në zgjedhjet që po vijnë. Po ashtu ai premtoi se kësaj radhe LVV do të fitojë vota mbi shumën e gjithë të tjerëve.

Ndërsa për rolin e ri atë të opozitarit, Kurti tha i bindur se LVV e bën fuqishëm si askush më parë, por edhe qeverisjen në 4 muaj e bëri mirë si asnjë tjetër.

“Të dashur qytetarë, ju ftoj që nëpër këto pika, duke ruajtur distancën nesër në sheshin Skënderbej të mblidhemi për të shënuar 21- vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15- vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë përvjetor të 2-fishtë. Ndodhemi në situatën që duhet durim dhe zgjidhje. Durim për të përballuar pandeminë e koronavirusit që nuk ka kaluar, dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë. Në këto 15 vite kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën si askush më parë. E sivjet kemi dëshmuar se e bëjmë qeverisjen si askush tjetër. Ne po rritemi shumë. Sepse në zgjedhjet që po vijnë do fitojmë mbi shumën e të tjerëve. Nuk ka Lëvizje pa popull, kurse në Kosovë populli është bërë lëvizje. Ejani nesër në këtë tubim paqësor, me muzikë e fjalime, ejani masivisht.”- u shpreh Albin Kurti.ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/albini2017/videos/541642683406941/

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV