EKSKLUZIVE/ Kualifikimi, Korreshi: Lushnja, e vetmja që mund t’ia dalë në Superligë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për mbrojtësin  e Lushnjës, Marjus Korreshin, ekipi i tij i ka të gjitha mundësitë që të kualifikohet për në Superligë dhe të lërë pas dy rivalët kryesorë të momentit.

Korreshi ka theksuar faktin që skuadra e tij ka një grup që mbulon më së miri çdo repart të fushës dhe sipas tij në Kategorinë e Parë, Lushnja ka rival vetëm veten.

“Mendoj se Lushnja i ka të gjitha mundësitë për të hyrë në Superligë. Kemi një grup shumë të dhe në çdo repart të fushës mund të dallojmë nga ekipet e tjera, ku spikat kapiteni i ekipit Mikel Canka , i cili është edhe golashënuesi më i mirë i ekipit, por edhe Kategorisë së Parë. Është e vërtetë që rivaliteti nuk ka munguar asnjëherë në grupin B, por Lushnja rivale ka vetëm veten e saj.”-është shprehur lojtari që prej disa muajsh qëndron jashtë fushës së blerët për shkak të një dëmtimi.

Teksa ka folur në një intervistë për gazetën “Fjala”, 21-vjeçari lushnjar ka shtuar se derbi i Myzeqesë ka vetëm një fitues, që sipas tij ashtu siç e kanë treguar edhe ndeshjet e fundit është skuadra e Lushnjës.

“Lushnja këtë vit e ka fituar dy herë derbin e Myzeqesë dhe mendoj se edhe këtë radhë në stadiumin ‘Loni Papuçiu’ do dalim me fitore. Ekipi ka eksperiencën e duhur për të dalë me 3 pikë nga ky derbi. Stafi teknik po e përgatit mjaft mirë këtë ndeshje si fizikisht ashtu edhe teknikisht e taktikisht.”-ka thënë ndër të tjera Marjus Korreshi.

Nga Katerina Tafa

Si ka qenë periudha e karantinës për ty, duke qenë se izolimi ka penguar në stërvitje?

Periudha e karantinës ka qenë goxha e vështirë për të gjithë, megjithatë unë duhet ta theksoj se nuk kam qenë në gjendje optimale për t’u stërvitur 100%.

Ka shumë kohë që ndodhesh jashtë fushës, si është gjendja jote fizike tashmë?

Fatkeqësisht u bë shumë kohë e gjatë larg fushës së gjelbërt dhe më mungon shumë, por e tillë është situata. Ndërsa përsa i përket formës jam munduar që me anë të disa ushtrimeve në palestër të jem sadopak aktiv.

Lexo edhe :  “Partizani” përkujton Panajot Panon: 15 vite pa legjendën e futbollit shqiptar

Kur pritet të rikthehesh në fushë e të bashkohesh me ekipin e Lushnjës?

Me ndihmën e doktorëve të ekipit shpresoj shumë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të rikthehem sa më fortë.

Po ekipi si duket pas pushimit më shumë se dy mujor, sa ka ndikuar kjo periudhë në formën e skuadrës?

Çunat janë stërvitur sipas programit që stafi teknik na e ka dhënë gjatë periudhës së karantinës. Ekipin e kam ndjekur në seancat stërvitore dhe mendoj se çunat kanë marrë ngarkesën e duhur dhe janë në formë shumë të mirë.

A mendon se do ia dalë Lushnja të kalojë në Superligë këtë vit dhe si të duket rivaliteti me Apoloninë dhe Pogradecin?

Mendoj se Lushnja i ka të gjitha mundësitë për të hyrë në Superligë. Kemi një grup shumë të dhe në çdo repart të fushës mund të dallojmë nga ekipet e tjera, ku spikat kapiteni i ekipit Mikel Canka , i cili është edhe golashënuesi më i mirë i ekipit, por edhe Kategorisë së Parë. Është e vërtetë që rivaliteti nuk ka munguar asnjëherë në grupin B, por Lushnja rivale ka vetëm veten e saj.

Po në derbi, mendon se do ia dilni të fitoni si po ecin përgatitjet?

Lushnja këtë vit e ka fituar dy herë derbin e Myzeqesë dhe mendoj se edhe këtë radhë në stadiumin “Loni Papuçiu” do dalim me fitore. Ekipi ka eksperiencën e duhur për të dalë me 3 pikë nga ky derbi. Stafi teknik po e përgatit mjaft mirë këtë ndeshje si fizikisht ashtu edhe teknikisht e taktikisht.

Të flasim pak për të ardhmen, a ke pasur ndonjë ofertë për transferim në ndonjë skuadër tjetër?

Në fakt është e vërtetë që kam pasur oferta si nga klubet e Kategorisë së Parë ashtu edhe nga Superliga, megjithatë është shpejt për të folur për këtë gjë.

Të fundit

Mbahet mbledhja e parë e grupit të PS për 2025 pa prezencën e Ramës, zbardhen diskutimet

Mbledhja e parë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për këtë vit është zhvilluar këtë të hënë pa prezencën...

Çfarë do të bëjë Trump pasi të marrë detyrën?

Presidenti i zgjedhur Donald Tramp sapo ka mbërritur në Capitol, por pas betimit ai ka planifikuar një sërë urdhrash ekzekutivë që do të hyjnë...

Betimi i Trump/ Bush, Clinton dhe Obama marrin pjesë në ceremoni

Disa nga ish-Presidentët e SHBA janë bashkuar në Kapitol për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 47-të të SHBA-ve, Donald...

Sali Kulla si Ebu Qerimi

NGA Edison Ypi Sali Kulla, pasi preu me brisk të gjitha lidhjet me realitetin, po sheh ëndrra, zhgjëndrra, halucinacione, si te Pallati i lavdishëm, Ebu...

Parashikimi i Baba Vangas që tronditi SHBA-në: Trump do shurdhohet dhe do vdesë nga….

Ngjarja dramatike në një tubim të Donald Trump në Pensilvani, ku ish-presidenti mbeti i plagosur në vesh, ka ripërtërirë interesin për parashikimet e frikshme...

Lajme të tjera

Web TV