Gjendet lëndë plasëse para një banese në Vlorë

Është gjetur lëndë plasëse pranë një banese në Vlorë pranë Ujit të Ftohtë. Bëhet me dije se banesa është në pronësi të shtetasit Gramos Habilaj.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse (artizanale) e pa plasur, pranë banesës së shtetasit G.H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e ngjarjes.

 

Re.Gu/fjala.al