Ideja e fundit: Juve-Lyon dhe Barcelona-Napoli do të luhen në… Lisbonë?

Qyteti i Lisbonës do të presë të gjitha garat e mbetura të turneut elitar europian. Duke u nisur nga kthimi i raundit të 16 që përfshin Barcelona-Napoli dhe Juventus-Lyon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ideja e fundit sugjestionuese që i bashkohet valës së hipotezave për kupat europiane të futbollit, kalon përtej “Final 8”. Gazeta gjermane Bild raporton se UEFA do të përdorë kryeqytetin portugez, Lisbonën jo vetëm për ndeshjet e programuara direkte por si vendi i vetëm për të përfunduar Ligën e Kampionëve 2019-20, duke filluar me ndeshjet që mungojnë nga kthimi i raundit të 16.

Jo vetëm teatri i “Final Eight”, siç u shfaq në ditët e fundit, por sfidat që duhet të rikuperohen. Sipas Bild, qyteti i Lisbonës do të presë të gjitha garat e mbetura të turneut elitar europian. Duke u nisur nga kthimi i raundit të 16 që përfshin Barcelona-Napoli dhe Juventus-Lyon. Me pak fjalë, të gjitha në Portugali në gusht dhe menjëherë, kjo do të ishte zgjidhja optimale.

Tani për tani, skenari i Bild është vetëm një hipotezë, sepse kalendari zyrtar i të ardhmes së garave kontinentale, jo vetëm Champions, por edhe Europa League do të vijë vetëm nga takimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA, i planifikuar për ditën e Mërkurë 17 Qershor. Deri atëherë, planet në Lisbonë do të jenë vetëm thashetheme, megjithëse gjithnjë e më këmbëngulëse. Komiteti Ekzekutiv jo vetëm që do të vendosë për edicionin aktual, por edhe për tuneun tjetër, duke filluar nga data e nisjes.

Të fundit

I riu sulmon pasagjerët me çekiç në një tren në Gjermani, detajet e rastit të pazakontë

Një burrë sulmoi disa persona me një çekiç në një tren ekspres në jug të Gjermanisë. Ngjarja ndodhi ndërmjet qyteteve...

Shqipëria “pushtohet” nga turistët, fluks rekord në hyrje-daljet nga Durrësi

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, nga/drejt Portit të Durrësit kanë udhëtuar 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete. Të dhënat e Autoritetit Portual Durrës tregojnë një rritje prej...

Mitologjia që ushqeu nazizmin: nga Atlantida te Thule, rrënjët e një çmendurie hyjnore

Përgatiti: Leonard Veizi Në errësirën e shekullit XX, ndërsa bota përpiqej të mblidhte copëzat e arsyes pas luftrave dhe krizave të pafundme, në zemër të...

Shqipëria që nuk është më…

Rrallë gjen ndonjë vend në botë, që mund të ketë pësuar një transformim të tillë në më pak se 30 vjet, si Shqipëria. Dikur një...

Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

Italia vijon të përballet me një valë të paprecedentë të të nxehtit, me temperatura që arrijnë deri në 40-41°C në disa rajone dhe me...

Lajme të tjera

Web TV