KLGJ vendos përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 6 vota pro dhe 3 kundër Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatë së Lartë dhe njëkohësisht si drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Relatorja e çështjes Marsela Shehu ka deklaruar se Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij dhe se qëndrimi në detyrë mbi afate cënon dhe vë në rrezik parimet e Kushtetutës.

Mësohet se mbledhja e sotme është shoqëruar me debate të forta për shkak se jo të gjithë anëtarët ishin në të njëjtin mendim.

KLGJ iu kërkoi mendim OPDAT dhe EURALIUS, por përgjigja e tyre ishte se ajo duhet të vendoste vetë mbi këtë çështje me argumentin se ky qëndrim është jashtë kompetencave të tyre.

KLGJ u vu në lëvizje për këtë çështje nga Presidenti Ilir Meta, konflikti i të cilit me anëtarin e Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për procedurën e dekretimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vijon prej gati 8 muajsh. Meta i kërkoi KLGJ që të shprehet ose të njoftojë përfundimin e mandatit të Dvoranit, pasi sipas tij me zgjidhje e tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë ai ishte zëvendësuar. Meta thotë se Dvorani është zëvendësuar nga anëtari Sokol Sadushi.

/En.Br./Fjala.al

 

Të fundit

VIDEO: Stuhia godet Bosnje Hercegovinën, dëme të mëdha materiale dhe panik mes banorëve

Një stuhi e fuqishme ka goditur dje pasdite zonën e Maoçit, në Bosnje-Hercegovinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale...

Protesta në Theth/ Deputetja demokrate ‘debat’ me policinë: Janë në truallin e tyre

Deputetja e PD-së Gerta Bardeli debatoi me policinë gjatë protestës së banorëve në Theth kundër prishjes së objekteve pa leje. Ajo thotë se policia nuk duhet...

Zbardhet operacioni i Europol, shqiptarët ndihmonin italianët e Ndrangheta-s

Europoli ka mbështetur forcat italiane të rendit në dhënien e një goditjeje të rëndë ndaj organizatës kriminale Ndrangheta. Më 8 korrik 2025 është zhvilluar...

“Kishte një shenjë plumbi në trup”/ Çfarë tha personi që gjeti trupin e 23-vjeçarit

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen në Ulëz të Matit, ku humbi jetën 23-vjeçari Renis Dobra. Sipas mediave ka qenë një banor i...

Kush më shpjegon nga PD, se si është pasuruar familja e Sali Berishës?

Nga Spartak Ngjela Saliu vërtitet me gënjeshta fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse ata që në formë  ekspertësh...

Lajme të tjera

Web TV