Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në Apel, prokuroria kërkon 12 vite burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurorët Vladimir Mata dhe Dritan Prenci kërkojnë dënimin me 12 vite burg për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e Policise së Vlorës, Jaeld Çela.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u lexuan konkluzionet e Prokurorisë.

Ish-ministri, Saimir Tahiri  u paraqit në gjykatë së bashku me avokati i tij Maks Haxhia, ndërkohë në sallë ishte edhe Jaeld Çela ish-drejtori i policisë së Vlorës i cili u vetëdorëzua pas një periudhe të gjatë që ishte në kërkim.

Prokuroria kërkon dënimin e tij me 12 vite burg për akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ish-ministri dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës kërkojnë pafajësi. Tahiri ka paraqitur me avokatin e tij tabelat me provat dhe faktet që i ka paraqitur dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Jaeld Çela dhe ish ministri Saimir Tahiri u shpallën fajtor nga gjykata e shkallës së parë për krimet e rënda për shpërdorim detyre ndërkohë që Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

Për Tahirin dënimi u konvertua ne 3.5 vite ne shërbim prove ndërsa për Jaeld Çelën dënimi me 5 vite burg./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV