Shënohet viktima e 35 e Covid-19, humb jetën një 59-vjeçar nga Lushnja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë përditësimit të situatës së Covid-19 në vendin tonë Ministria e shëndetësisë bëri me dije se sot humbi jetën një 59-vjeçar nga qyteti i Lushnjës.

Ky person ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndër to edhe probleme me zemrën. 59-vjeçari është viktima e 35-ë e Covid-19 në vendin tonë.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”, bëri me dije ministria.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Po bëheni gati të mos njihni zgjedhjet”, Balla u përgjigjet akuzave të PD

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si “fushatë dezinformuese”...

“11 maji sjell ndryshimin e madh”, Bardh Spahia: T’u kthejmë dinjitetin edhe socialistëve

Kandidati i PD, Bardh Spahia zhvilloi një takim në lagjen nr.3 në Shkodër, ku ftoi qytetarët që të votojnë për ndryshimin. Sipas tij,...

Avioni i Vuçiç bën ulje emergjente, mund të mos mbërrijë në Moskë

Aeroplani i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili u nis për në Moskë për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, bëri një ulje...

Shqiptarët tremben nga bankat, kërkojnë borxh tek të afërmit

Familjet shqiptare parapëlqejnë të marrin lekë për nevojat e tyre tek të afërmit, më shumë se sa te bankat. Më këtë përfundim del një sondazh...

Ushtria e Kosovës po vjen për të ndihmuar në kërkime për Ardit Beshirin!

Prej pesë ditësh vijojnë kërkimet intensive për Ardit Beshirin, 29-vjeçarin që u zhduk nën një masiv dheu ndërsa punonte me eskavator në një fabrikë...

Lajme të tjera

Web TV