Topalli: Kasta politike marrëveshje për të amnistuar pasuritë, koha për të vepruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas zbardhjes së draftit për amnistinë fiskale e cila do të lejojë deklarimin dhe depozitimin e pasurive ligjërisht në banka, pa detyrime fiskale dhe pa përgjegjësi penale.

Në një postim në “Facebook”, Topalli shkruan se kasta politike e korruptuar dhe krimi kanë bërë marrëveshje edhe për të amnistuar pasuritë e veta të paligjshme, të vendosura deri ne 2017. Më tej ajo shton se është momenti, që të veprohet dhe të krijohet një lëvizje për ndryshim.

Postimi i plotë:

Te gjitha pasurite e paligjshme te 3 dekadave, te funksionareve dhe krimit amnistohen!

Ata kane bere ligj per te glorifikuar pasurite e tyre te paligjshme!

Kasta politike e korruptuar dhe krimi kane bere marreveshtje edhe per te amnistuar pasurite e veta te paligjshme, te vendosura deri ne 2017.( lexo linkun me
poshte)
Ky eshte nje nder skandalet me te urryera e brutale qe kam degjuar ne keta tre dekada.
Asnje qeveri ne bote nuk do guxonte jo te bente nje ligj te tille, por as t’i kalonte neper mend po te mos kishte garancine e kryetarit te “opozites”.
Per te gjithe ata qe ende nuk dijne te kuptojne logjiken e marreveshtjes se fundit , nje nder arsyet e keni ketu.
Sa here kemi thene se jane gjithe bashke.
Sa here kemi thene se kjo eshte qeveria me e keqe e ketyre 3 dekada.
Sa here kemi thene qe kjo qeveri kontrollon cdo gje, perfshire opoziten.
Ata ( 3-4 vete ) te zhytur ne korrupsion e paligjshmeri , mbajne peng nje vend.
Ata kane nje ortakeri te frikshme qe ka zhytur vendin ne depresion duke mbyllur cdo perspektive per te rinjte, dhe tani po ligjerojne vjedhjet e tyre te paimagjinueshme.
Njerezit jane te varfer dhe ekstremisht te varfer sepse jane te vjedhur.
Detyra e te rinjve eshte :- Te sfidojne korrupsionin!

Të fundit

Liverpool ofron shifrën rekord për Alexander Isak

Liverpool jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga transferimi i Alexander Isak, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Newcastle,...

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se janë në proces përgatitjet për takimin midis Vladimir Putin...

Zvicra zbulon a do ta arrestojë Putinin

Zvicra do t'i japë presidentit rus Vladimir Putin "imunitet" nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën. Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas kritiklave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që sipas kreut të...

Lajme të tjera

Web TV