Kujtim Gjuzi: Videon me mish në hell e nxora për të treguar se unë e djeg Covid-in

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

As pandemia Covid-19, e as masat e rrepta, nuk i mbajtën 112 deputetet e parlamentit shqiptar të mbyllur. Sipas dokumentit mbi dietat dhe karburantin që ata kanë përdorur, ata kanë qenë në krye të detyrës, me udhëtime të shumta.

Gjate muajit prill, kur ne fuqi ishin masat ekstreme te ndalim qarkullimit, si per qytetaret, ashtu edhe per perdoruesit e automjeteve, duket se deputetet kane levizur ne mase me makinat e tyre, duke bere qe te perfitojne nga trajtimi financiar qe garantohet ne buxhet, per keto raste.

Jane vetem dy deputete qe gjate muajit prill nuk kane perfituar karburant, pikerisht kryeparlamentari i Kuvendit, Gramoz Ruci, si dhe nen/kryetari Myslim Murrizi.

Vetem shpenzimet per karburant, pra udhetimet me makina qe kane bere deputetet, shqiptareve u kane kushtuar 3 milione e 885 mije leke, ndersa sa i perket dietave, kane qene dyfish sa muaji shkurt, kur situate ishte normale. Bie ne sy fakti se deputeti Adriatik Alimadhi, edhe pse ka qene i prekur me Covid-19, e gjithashtu i shtruar ne spital, perseri ka perfituar dieta dhe karburant, qe ne nje kohe normale, do i përfitonte, pasi te kishte shkuar ne zonen, te cilen e perfaqeson si deputet.

Pjese e listes se perfituesve jane edhe deputetet Kujtim Gjuzi dhe Selami Janisheri, deputete te opozites parlamentaree, te cilet thone se pandemia Covid-19 nuk i ndaloi ata te shkojne ne qytete te ndryshme per te ndihmuar qytetaret ne nevoje. E, sipas tyre, dietat dhe shperblimet jane mese te merituara.

“Unë i kam paraprirë situatës, nuk e kam njohur paligjshmërinë e Ramës dhe kam dalë në punë ditë për ditë. Ju keni parë, Gjirokastër, Shkodër, Fushë Krujë, Krujë, Durrës, në të gjitha qytetet e Shqipërisë, dhe janë 100 familje, kur administrata nuk u jepte për të ngrënë, Kujtim Gjuzi bashkë me stafin e vet çohej nga Tirana, herë me Fuoristradën, herë me Mercedezin, dhe iu shkonim në shtëpi natën. Jo pa qëllim i kam nxjerrë videot, kur shkova dhe dogja mish në hell në zonën time elektorale, për të thënë që unë e djeg COVID. Ama masat ekstreme unë i respektoj”, shprehet Gjuzi.

Lexo edhe :  PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

“Deputetët kanë qenë në punë, si ju gazetarët e me radhë. Pandemia nuk na e ka ndërprerë punën, kemi vazhduar në komisione, seanca plenare. Deputetët që janë në rrethe, siç jam unë, dmth nuk janë me banim në Tiranë, tregojnë sa herë kanë lëvizur nga Tirana në Shkodër, e kështu me radhë, dhe i çojnë te Kuvendi vizën që kanë bërë. Këtë e bën me deklaratë, deklaron aty, firmos, dhe vetëm atë gjë i kërkon deputetit të Kuvendit, asgjë tjetër”, thotë Janisheri.

“Nëse ka kolegë të mitë që kanë marrë paratë dhe nuk kanë dalë në terren, unë iu them atyre ‘ej, mos bëni shaka me paratë e taksapaguesve’”, shton më tej Gjuzi.

Deputetet opozitare deklarojne gjithashtu se i pergjigjen cdo qytetari qe i merr ne telefon, edhe nese ai eshte jashte zones se tyre elektorale. Fakt eshte qe pergjate pandemise Covid-19, mijera familje shqiptare humben punet e tyre. Nje pjese e tyre, u trajtuan me nje ndihme nga shteti prej 40.000 lekesh, keto per 3 muaj, ndersa deputetet e parlamentit shqiptar, pervec gjysmes se rroges qe morën, si pasoje e titullit deputet, nuk harruan as dietat dhe as karburantin per makinat, ne nje kohe kur Shqiperia ishte e paralizuar./ BW

Të fundit

Plani i Netanyahut për marrjen e Gazës nuk kënaq askënd përveç vetes

Dy vite pas fillimit të luftës në Gaza, kabineti izraelit i sigurisë ka miratuar një plan të ri ushtarak...

Zbulohet shënimi i fundit në ditarin personal të Mbretëreshës Elizabeth II

Shënimi i fundit në ditarin personal të Mbretëreshës Elizabeth II, shkruar vetëm dy ditë para ndarjes së saj nga jeta është zbuluar në versionin...

Arratisje spektakolare në Terni, i riu shqiptar i shpëton policisë, aksidentohet më pas

Një ndjekje dramatike ka tronditur zonën e Umbrias mbrëmjen e djeshme, kur një 30-vjeçar shqiptar nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe...

Frikë nga spiunazhi? Punimet në bodrumin e ambasadës kineze përplasin Londrën me Pekinin

Ministrja britanike Angela Rayner u ka urdhëruar zyrtarëve kinezë të shpjegojnë pse i kanë redaktuar projektet për bodrumet dhe zonat e tjera në një...

Influencuesi ndahet nga e dashura pak para dasmës, IA “mollë sherri”

Vetëm pak ditë më parë, u fol për një martesë të afërt dhe plane për të ardhmen, por në vend të kësaj, tashmë gjithçka...

Lajme të tjera

Web TV