Lavezzi në karantinë si sheik! Shpenzoi 1.5 milion Dollarë me pushime

Çdo javë akomodimi që Lavezzi dhe e dashura e tij kaluan ishullin francez në Karaibe kushtoi 175 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pak muaj më parë ishtre mes futbollistëve më të paguar të botës, por pasi vendosi ti japë lamtumirën sportit, di sesi ti shpenzojë paratë e tij. Ezequiel Lavezzi ish futbollisti i kombëtares argjentinase ka “vuajtur” një karantinë të denjë për sheikët.

Ish sulmuesi i Napolit fillimisht kaloi dy muaj në ishullin francez të Karaibeve, në Saint Barth së bashku me të fejuarën e tij Natalia Borges, dhe më pas fluturoi me një charter privat i vetëm në Saint Tropez, ku endet mes dfallgëve dhe rivierës transalpine.

Sipas raportit të LAM qëndrimi në ishullin parajsë, mes rehatisë ekstra-luksoze dhe ekskursioneve të bukura, i ka kushtuar “El Pocho” plot 1,5 milion dollarë.

“Çdo javë akomodimi që Lavezzi dhe e dashura e tij kaluan ishullin francez në Karaibe kushtoi 175 mijë euro, pak a shumë 25 mijë euro në natë. Por këtu nuk futen shpenzimet shtesë që nënkuptojnë një qëndrim të denjë për VIP dhe me kërkesa mbi normalen që nga shampanja e shtrenjtë e deri te banjat me qumësht e trëndafila.

Nëse ka diçka që Pocho mësoi gjatë kohës së tij në Evropë, është shija e rafinuar për jetën e mirë. Verërat ekskluzive të servirura në tryezën e tij  tejkalonin pagën mujore të çdo punëtori argjentinas. Çdo shishe kushtonte midis 400 dhe 4,000 euro. Historia e keqe e zhvatjes nga një grup kriminal në Instagram, për disa foto intime duket tani si një kujtim i largët.

Të fundit

Zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së

Ditën e sotme, Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të...

Operacion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona...

Fatmir Mediu: Vetëm Berisha mund ta bashkojë PD

Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri...

Trump: Ukraina kërkon të mundë një vend 15 herë më të madh

Pavarësisht manipulimeve ruse, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri global ku përfundimi i luftës në Ukrainë shihet...

Barcelona kërkon qendërmbrojtës, dalin 3 opsionet e Flick

Largimi i Ingo Martinez për tek Al-Nassr dhe forma jo e mirë që ka treguar Ronaldo Araujo të paktën në dy ndeshjet e para...

Lajme të tjera

Web TV