Maturantët në protestë që prej mëngjesit, Ministria e Arsimit paralajmëron konferencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maturantët vijojnë të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit që prej mëngjesit të ditës së sotme. Ata kërkojnë që të bëhet rivlerësimi i provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë që u zhvillua ditën e djeshme, pasi thonë se ishte shumë i vështirë dhe i pakuptimtë.

Ata kanë kërkuar përgjigje nga Ministrja Besa Shahini ose në të kundërt kanë lajmëruar se do të bojkotojnë provimet e mbetura.

Bazuar në shqetësimin dhe protestën e maturantëve  Ministria ka paralajmëruar se në orën 14:45 do të ketë një konferencë nga Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi.

Ndërsa maturantët kërkojnë që përgjigjen ta marrin vetëm nga ministrja Shahini

Protesta e sotme është mbështetur  edhe nga Unioni i Këshillit Studentor, të cilët theksojnë se: “Ne u qëndrojmë pranë në këtë moment delikat dhe të vështirë për vazhdimin e jetës akademike të tyre. Kërkojmë nga ministria që sa më parë të kthejë një përgjigje për shqetësimet e maturantëve!”.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Policia e Sarandës ka gjetur një armë zjarri në vendin ku u plagosën Ernest Lapaj dhe Gëzim Hoxhaj. Burime...

E pazakontë! Lindin 8 foshnje të shëndetshme me ADN-në e 3 personave

Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave, për t’i ndihmuar nënat...

Nxehet situata, Erdogani akuzon Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst...

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Lajme të tjera

Web TV