Mbërrijnë turistët e parë nga Bjellorusia/Klosi: Kemi punuar shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e kësaj të premteje ka mbërritur në Rinas, charteri i parë me turistë nga Bjellorusia që do të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

Mësohet se fluturimet do të jenë dy herë në javë, të martë dhe të premte. Gjithashtu është vendosur se këtë vit sezoni turistik për shkak të pandemisë CODIV-19 do të jetë nga 1 qershori deri më 15 nëntor.

Nga Rinasi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha se është charteri i parë turistik në Europë. Ai shtoi më tej se është një punë e madhe për të krijuar atmosferën për të pritur më shumë turistë në Shqipëri për të krijuar strukturat akomoduese, për të krijuar rregullat e menaxhimit të virusit që akoma nuk është larguar nga Shqipëria, për të pasur një sezon të qëndrueshëm në Shqipëri.

Fjala e plotë

Pata kënaqësinë e madhe të dhuroja një buqetë me 198 lule pasi janë pasagjerët e parë që erdhën sot në Shqipëri duke mbushur plot e për plot charterin e parë i cili jo vetëm erdhi në Shqipëri si charteri i parë turistik, po mbase informacioneve që ne kemi mbase është charteri i parë turistik në Europë. Shumë mirë që e filluam nga Shqipëria këtë aktivitet rajonal, këtë aktivitet evropian duke i dhënë shume entuziazëm sektorit turistik në Shqipëri.

Është një punë e madhe që kemi bërë në gjithë këto 2 muajt e pandemisë për të krijuar atmosferën për të pritur më shumë turistë në Shqipëri për të krijuar strukturat akomoduese, për të krijuar rregullat e menaxhimit të virusit që akoma nuk është larguar nga Shqipëria që edhe këto fjalë mirëseardhje për stafin, për organizatorët për ALER group që arriti të sjelle grupin e parë të turistëve nga Bjellorusia e më pas nga Ukraina e të shpresojmë shumë nga Polonia e nga vende të tjera të vendeve baltike për të pasur një sezon të qëndrueshëm në Shqipëri.

E gjitha kjo është fal punës së madhe që bënë qytetarët shqiptarët për të menaxhuar situatën e korona virusit dhe po ashtu forcës së madhe që ka sistemi shëndetësor shqiptar që garanton se mundet ta përballojë një situatë edhe në rastet që kemi nëse do të kemi problematika të caktuara. Prandaj duke ju uruar mirëseardhjen turistëve të parë e duke shpresuar që do të jetë një sezon mbijetese me një numër të konsiderueshëm turistësh vendas e të huaj në Shqipëri.

Falënderoj organizatorët, falënderoj padyshim kompaninë që pranoi që të çonte 3 chartera në javë në Shqipëri në mënyrë të shpejtë po dhe t’u kërkojë atyre që bëjnë menaxhimin që të kenë shumë kujdes për të ruajtur distancimin social dhe për të qenë gjatë gjithë kohës pranë strukturave shtetërore, të cilat do të bëjnë gjithë kujdesin e duhur për shëndetësinë, për higjienën”

 

Lexo edhe :  “Me ty, mua dhe PS bëhemi më shumë”, Rama thirrje qytetarëve për votën

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Tri gabimet e Anjshtanjit që sollën përparimin e shkencës

Albert Ajnshtajni është i njohur në mbarë botën si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai është babai i teorisë...

Lajme të tjera

Web TV