Ankesat e maturantëve/QSHA: Provimi i mbështetur mbi program, të tjerët do zgjasin 2.5 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka reaguar pas protestave të sotme nga maturantët të cilët pretendonin se provimi i Letërsisë e Gjuhës Shqipe, sipas tyre nuk ishte sipas udhëzimeve duke sjellë rezultatet jo të dëshiruara për ta.

Në një njoftim për mediat, QSHA deklaron se hartimi i tezës së provimit është mbështetur tërësisht mbi programin e reduktuar dhe nuk ka asnjë pyetje jashtë këtij programi dhe se nuk kishte asnjë gabim shkencër.

QSHA ka zgjatur kohën e realizimit të provimit e cila njofton se në dy provimet e mbetura maturantët do të kenë 2.5 orë kohë për të realizuar provimin.

Deklarata e plotë:

Qendra e Shërbimeve Arsimore njofton se Testi i Maturës Shtetërore 2020 është mbështetur tërësisht mbi programin e reduktuar. Në lidhje me pretendimin e ngritur për “pyetje jashtë programit”, nënvizojmë se NUK KA ASNJË PYETJE jashtë këtij programi. Në këtë kuadër, ftohen nxënësit të sjellin pranë QSHA ankesat konkrete për pyetjet që mendojnë se janë jashtë këtij programi në mënyrë që të adresohen duke i hequr nga vlerësimi. Në lidhje me cut-off-in, në përfundim të marrjes së rezultateve, QSHA do të shikojë kurbën e shpërndarjes së pikëve. Bazuar mbi këtë kurbë, nëse do të vihet re zhvendosje të saj (në rast se ka pasur ndonjë grup pyetjesh me një shkallë më të lartë vështirësie), atëherë do të shikohet mundësia e ri-shpërndarjes së peshave të pikëve në test. I gjithë ky proces do të analizohet profesionalisht dhe në mënyrë të kujdesshme nga specialistët e fushës në mënyrë që të bëhet më e mira për maturantët.

Njëkohësisht, duam të shprehim se testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe mënyra se si hartohet përjashton çdo mundësi që të ketë gabime – qoftë në përmbajtje dhe qoftë në përfshirjen e koncepteve jashtë programit. Për sa i përket dy (2) testeve të ardhshme të Maturës Shtetërore, bëjmë me dije se ata do të jenë me kohëzgjatje 2.5 orë dhe me alternativa, paçka se edhe kohëzgjatja prej 2 orësh e parashikuar në fillim është më se e mjaftueshme në zhvillimin e provimit.

Të fundit

Kursi i këmbimit, 1 prill 2023/ Sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Sot më 1 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 lekë dhe shitet me 105 lekë. Euro blihet me 112.9...

1 Prill 1948 – Gjermania Lindore/ Sovjetikët ndalojnë qarkullimin e trenave ushtarakë

Trupat sovjetike, ndalojnë kalimin e trenave ushtarakë amerikanë dhe britanikë në zonën e tyre të pushtimit në Gjermani, duke kërkuar nga aleatët e luftës...

5 kuriozitete që (ndoshta) nuk i dini për festën e 1 prillit

Nga truket e Google deri tek ato të yjeve të rock-ut, duke kaluar nëpër shakatë e BBC-së: pesë kuriozitete që (ndoshta) nuk i dini...

Pse ndodhin gënjeshtrat dhe shakatë në 1 Prill?

1 Prilli, i cili bie pas ekuinoksit pranveror, shënoi fillimin e vitit bujqësor: ishte një datë festive e festuar edhe me batuta. Por tradita...

Niko Hoxha, “Babai” i Aviacionit Shqiptar

Nga Vladimir Duraj Niko Hoxha është një me Aviacionin tonë, aq sa, kur thua Niko Hoxha, nënkupton Aviacionin dhe, kur thua Aviacioni, nënkupton Niko Hoxhën....

Lajme të tjera

Web TV