Nga vjedhja te dhuna në familje, arrestohen 5 persona në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5 persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat policia bën me dije se personat në fjalë akuzohen për dhunë në familje, vjedhje me dhunë, mashtrim dhe drejtim mjeti ë gjendje të dehur e pa leje.

Në pranga kanë rënë A.K. 30 vjeç për vjedhje me dhunë, P.G., 57 vjeç për mashtrim, R.H. 53 vjeç për dhunë në familje dhe B.Rr e J.L për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje.

Njoftimi i policisë

Tiranë. Kapen dhe ndalohen 2 persona të shpallur në kërkim kombëtar. Gjithashtu arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 1 për vjedhje dhe 2 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Todi Shkurti”, ka tentuar t’i vjedhë nga qafa varësen e floririt një shtetaseje. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit: -P. G., 57 vjeç, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar dënimin me 6 muaj burg, për veprën penale ”Mashtrimi”; -R. H., 53 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”; Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : -B. Rr., 53 vjeç, pasi në Bulevardin Blu, Kamzë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l; -J. L., 25 vjeç, pasi në Kamzë u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura...

San Francisko “E enjtja e përgjakshme”, greva që ndryshoi historinë e punëtorëve portualë

5 korrik 1934 Më 5 korrik 1934, qyteti i San Franciskos u trondit nga një përplasje e dhunshme midis policisë dhe marinarëve grevistë, një ngjarje...

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca e Vjetër” (The Auld Alliance),...

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Al Hilalit të Simone...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Lajme të tjera

Web TV