Përfundon mbledhja e Komisioni të Zgjedhores/Gjiknuri: PS s’i shkel marrëveshjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e Komisionit parlamentar të reformës zgjedhore. Mbledhja e sotme u thërrit nga Damian Gjiknuri me qëllim për të informuar anëtarët e komisionit për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik dhe ecurinë e mëtejshme të reformës.

Pas mbledhjes ai ka deklaruar se PS iu qëndron marrëveshjeve dhe nuk bëhet palë me shkelësit e tyre. Për trajtimin e sistemit, ai tha se është dhe një kusht për integrimin europiain.

“Kjo ishte një seancë informuese. Një pjesë e anëtarëve të opozitës thonë se nuk e njohin Këshillin Politik. Por unë shpresoj se deri në fund do të kemi reflektim. Unë shpresoj po ashtu se deri në fund të arrijmë marrëveshje.

Ne jemi parti që iu qëndrojmë marrëveshjeve dhe nuk bëhemi palë të shkeljes së marrëveshjes. Kjo paketë është në dobi të shqiptarëve. Çështja e sistemit zgjedhor është edhe një kusht për integrimin europiain”, tha Gjiknuri.

Opozita parlamentare ka institucionalizuar sot kërkesat e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor, pasi ka depozituar në Kuvend një draft ku kërkon ndryshime kushtetuese.

Ditën e hënë do të paraqiten amendimet e plotë të kodit zgjedhor.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV