Protesta/Reagon Shahini: I besoj QSHA-së, provimet janë më të lehta se më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me protestat e zhvilluar sot nga maturantët të cilët pretendonin se u prenë në besë nga institucionet arsimore për provimin e Letërsisë e Gjuhës Shqipe që sipas tyre nuk ishte sipas udhëzimeve duke sjellë rezultatet jo të dëshiruara për ta.

Ajo deklaron në një postim në rrjetet sociale se i beson Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) se sivjet provimet janë më të lehta se kurdoherë më parë. Ministrja e konsideron protestën e sotme si të nxitur nga opozita dhe nuk i kursen aspak akuzat ndaj kësaj të fundit.

Postimi i plotë:

Ndoqa me keqardhje protestën pranë ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nuk besoj të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për “provimet e vështira”! Megjithatë, keqardhja për nxënësit “protestues” më vjen bashkë me revoltën ndaj nxitësve të tyre! Fatkeqësisht, nxitësit janë publikisht të afishuar dhe nuk janë zëdhënës opinionesh dosido. Ata janë opozita politike e vendit! Që është një absurditet unik: opozita nxit dhe mbështet protestë kundër testeve kombëtare!!! Opozita stimulon “lehtësimin” e dhënies së notave për nxënësit!!! Po mbase këtu s’ka asgjë të re, përderisa kjo opozitë ishte dje qeveria e notave falso, diplomave falso, universiteteve falso, provimeve fallco, promovimeve falso…??‍♀️

Provimet Kombëtare hartohen nga ekspertë provimesh. Unë i besoj Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) kur thotë se sivjet provimet janë më të lehta se kurdoherë më parë sepse ndodhin pas një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe prandaj janë konceptuar vetëm me alternativa – PA TEMAT që janë zhvilluar në kushte shtëpie. Dhe kjo, vërtetohet lehtësisht në fund, kur të mblidhen të gjitha rezultatet dhe nëse rastis që testi të ketë qenë më i vështirë se sa njohuritë e nxënësve, atëherë QSHA BËN RISHPËRNDARJE TË PESHËS SË PIKËVE PËR ÇDO NOTË. Por, këto çështje teknike s’kanë as lidhje e as vend për debate politike dhe jo më për protesta opozitare.

Lexo edhe :  Berisha premton se do ju kthejë shqiptarëve lekët e korrupsionit të Ramës

QSHA ka adresuar kërkesat në lidhje me provimet e maturës që ishin protokolluar në Ministri. Ndërkohë, ne do të kallëzojmë çdo shpifje që opozita ka publikuar në lidhje me maturën sivjet. Besoj se edhe kjo do të shërbejë në edukimin e të rinjve, duke nisur nga të rinjtë e forumeve politike, për të mësuar se shpifja është gënjeshtër e dënueshme me ligj e jo liri fjale për çfarëdo kundërshtie qytetare apo opozitare.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Masat e sigurisë për adoleshentët/ Ndryshojnë rregullat në Instagram, Fb dhe Messenger

Kompania teknologjike Meta po zgjeron masat e saj të sigurisë për adoleshentët në Instagram me një bllokim të transmetimit...

Sherr mes vëllezërve për pronat në Divjakë, njëri prej tyre nxjerr armën dhe qëllon

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 8 prillit në Fier-Seman të Divjakës, ku pas një sherri mes dy vëllezërve, një prej tyre ka...

“Tom Doshi bllokon Këshillin e Shkodrës, PSD bashkohet me PD pas shkarkimeve

Këshilltarët e PSD-së së Tom Doshit braktisën një ditë më parë mbledhjen e këshillit bashkiak. Aksionit të tyre politik iu bashkuan dhe këshilltarët e...

Aksident tragjik/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 11 persona, mes tyre dhe dy fëmijë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Brazil, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur dhe si pasojë kanë humbur jetën 11 persona. Afro50 pasagjerë ishin...

Takimi i Olsi Bylykut dhe Eglit, Olti Curri: Mungon vetëm Eni Çobani!

Egli ka marrë një surprizë të papritur nga ish-partneri Olsi Bylyku në prime-n e “Big Brother VIP”, pas rrëfimit të linjës së jetës. Të shumta...

Lajme të tjera

Web TV