Rama nxjerr pyetjet e provimit të letërsisë/Një shembull dhe një problem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nxënësit u ankuan se provimet e maturës shtetërore ishin të vështira, menjëherë ka reaguar edhe zv. kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetin social shkruan se testet e këtij viti janë dëshmi e injorancës së ministrisë së Arsimit.

Rama ka publikuar një nga kërkesat e testit të Anglishtes.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Një shembull dhe një problem:

TESTET E PROVIMIT TË MATURËS, SI DËSHMI E INJORANCËS SË MINISTRISË SË ARSIMIT

Provimet e maturës kanë qenë e në fakt do të duhet të jenë gjithmonë një moment shumë i rëndësishëm, për maturantët vetë po e po, por edhe për prindërit e tyre, për mësuesit, për shkollën e për gjithë shoqërinë.

Sepse, aq sa janë mbyllja e një periudhe të rëndësishme të sistemit të shkollimit dhe edukimit, janë edhe nisja e një etape të re në jetën e maturantëve, të etapës së përballjes me sfidat e jetës.

Mirëpo në fakt, provimet e këtij viti ca më shumë se një vit më parë, janë kthyer në një makth e për më keq se kaq, testet e përgatitura nga QSHA, institucion në varësi të Ministrisë së Arsimit, në vend që t’iu japin maturantëve mundësinë të shprehin gjithë njohuritë e fituara, i venë ata, pra maturantët, përballë një labirinti pyetjesh pa kuptim, pa përmbajtje e për më tepër, në tërësi i venë përballë pyetjesh që janë dëshmi e injorancës së atyre që i kanë përgatitur.

Pa asnjë tendencë negativiste, më duhet të them se sistemi i maturës shtetërore është një dështim, siç është në fakt dështim e gjithë politika arsimore që po zbatohet pa asnjë vizion e pa asnjë shenjë horizonti se ku duhet të mbërrijë shkolla jonë dhe i gjithë sistemi ynë arsimor.

Lexo edhe :  Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Për ta bërë më të qartë arsyen se përse matura shtetërore është një dështim dhe po aq, edhe një sistem fyes e tallës për maturantët, po ju sjell një shembull nga testi i gjuhës angleze, të zhvilluar gati dhjetë ditë më parë, e gjithsecili prej jush të verë veten në provë që t’u japë përgjigje pyetjeve të testit të ministrisë së Besës së qeverisë së Edi Ramës.

Ja njëra nga kërkesat e testit:

Në anglisht:
“Jane was the 7th out of 8 children.
What child was jane?
A. The first one,
B. The second one,
C. The 5-th one,
D. Or the last one?

Përkthimi i testit në shqip:
Xhein ishte e shtata nga tetë fëmijë.
Cili fëmijë ishte Xhein?
A. Fëmija i parë,
B. Fëmija i dytë,
C. Fëmija i pestë,
D. Fëmija i fundit?)

Dhe tani, le t’u përgjigjet këtyre pyetjeve të testit, në anglisht apo në shqip, zonja ministre e arsimit apo edhe vetë zotëria kryeministër i saj, e pastaj le të na tregojnë përralla për maturën shtetërore dhe për sistemin e tyre arsimor!

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV