Shoqata e Transportit: S’kemi mundësi financiare, nuk rifillojmë më 15 qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Unioni i Shoqatave të Transportit Publik ka marrë sot vendimin për të mos rifilluar punën më 15 qershor, ditën e hënë, sikurse vendosi qeveria, pa u plotësuar kushtet e tyre.

Në një deklaratë për mediat, ata theksuan  se nuk kanë mundësi financiare për të rifilluar aktivitetin, si atë qytetas dhe atë ndërqytetës, duke shtuar se është e pamundur edhe respektimi i protokollit të sigurisë.

“Sa kohë kemi këto kushte aktuale, të gjithë kompanitë në transportin publik, janë të paafta për të filluar këtë shërbim. Të gjithë operatorët e transportit publik mezi presin rifillimin e shërbimit. Nevoja për të operuar të gjitha subjekte e kanë shumë të madhe. Është  e pamundur të respektohet ai protokoll që ne kemi marrë, nga mediat, në një mjet të transporti qytetas apo ndërqytetës.

Protokoll zyrtar nuk kemi marrë akoma. Një problem tjetër është edhe me faturinot sepse me atë protokoll, 75% e ngarkesës, do të jetë shumë e vështirë të operohet me faturino. Ditën e hënë nuk ka nisje të transportit publik, është vendimi i shoqatës për transportin qytetas e ndërqytetës në këto kushte është e pamundur. Nuk kemi mundësi financiare”, thanë ata.

Ata kërkojnë që  transporti publik të jetë falas për udhëtarët gjatë pandemisë, por të subvencionohen nga shteti, subvencionim nga shteti për vendet bosh në mjete për shkak të pandemisë.

Nëse kjo pikë nuk plotësohet, atëherë ata kërkojnë që 30% e kapacitetit që mbetet bosh të subvencionohet nga shteti.

Ata kërkojnë më tej edhe heqjen e akcizës dhe taksave për karburantin, heqjen e TVSH-së së transportit gjatë vitit 2020 dhe në vitin 2021 TVSH-ja për transportin të shkojë 6%./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Qumësht me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë, konfirmon AKU

Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene...

U nda nga e dashura pasi surprizoi Eglin? Olsi shuan thashethemet

Këngëtari dhe aktori i njohur, Olsi Bylyku, ka vendosur të shuajë thashethemet lidhur me marrëdhënien e tij me gazetaren, Denada Lura. Dyshimet për një mundësinë...

Clooney: Asgjë nuk të bën të dukesh më i moshuar se kur je 63 vjeç dhe i lyen flokët

Në paraqitjen e tij më të fundit në teatër për shfaqjen “Good Night, and Good Luck”, aktori i njohur George Clooney i ka habitur...

Përmbyset në aksin Fier-Levan furgoni, përfundon në spital shoferi

Një furgon pasagjerësh është përmbysur pak minuta më parë në aksin Fier- Levan. Burimet policore bëjnë me dije se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i...

Deputetja e PD i nënshtrohet operacionit në QSUT: Mjekët shqiptarë më rikthyen besimin…

Deputetja e listës së mbyllur të PD, Mesila Doda i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar...

Lajme të tjera

Web TV