Tiranë/Makina përplas këmbësoren, dërgohet me urgjencë në spital

Një makinë ka përplasur një këmbësore pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 18:20, në Paskuqan 1, në rrugën “Demokracia”.

Burime zyrtare njoftojnë se mjeti me drejtues K.D., 41 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N.H., 59 vjeçe. Mësohet se 59-vjeçarja ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./En.Br./Fjala.al