Zbardhet takimi Borchardt me opozitat, ja çfarë u ka kërkuar palëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, arriti të bëj bashkë një pjesë nga opozita parlamentare dhe joparlamentare, teksa u sugjeroi që të mbështesin zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, në procesin e reformës zgjedhore.

Pjesë e takimit ishte edhe zv e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Monika Bylaite. Kryefjala e këtij takimi ishte tek çështjet e medias dhe tek financimi i fushatave zgjedhore.

Të gjitha partitë garuese në zgjedhje duhet të kenë akses të barabartë në media. Mund të shihet, gjithashtu, mundësia për t’u dhënë të gjitha subjekteve zgjedhore një kohë të caktuar falas”.

Borchardt u shpreh se sikurse ka rekomanduar OSBE/ODIHR-i, “për të siguruar pavarësinë editoriale të medias, duhet konsideruar shfuqizimi i nenit 84.1 të Kodit Zgjedhor dhe të ndalohet në mënyrë të qartë transmetimi i reklamave politike në lajme.

Mediat duhet të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e subjekteve zgjedhore garuese, me qëllim kufizimin e përdorimit të kronikave të prodhuara nga vetë partitë politike në edicionet e lajmeve dhe për të shmangur keqorientimin e zgjedhësve. Në çdo rast që media përdor materiale të prodhuara nga partitë politike, ato duhet të etiketohet qartësisht si të tilla”

Më tej si shtoi se shpenzimet e fushatave duhet të mbeten të kufizuara dhe se ligji duhet të garantojë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë fuqitë e duhura që të mbikëqyrë në mënyrë efikase dhe të sigurojë zbatimin e dispozitave për financimin e partive dhe të fushatave.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali romak Tiberi (i biri i...

Lajme të tjera

Web TV