Autoportret i jashtëzakonshëm i Rembrandtit, gati për ankand

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njëri prej tri autoportreteve të Rembrandtit, do të shitet në ankad nga “Sotheby’s” në fund të korrikut për 12-16 milionë sterlina, njoftoi shtëpia e ankandeve.

Provat shkencore kanë konfirmuar se piktura që i ishte dhuruar Fondit Kombëtar Britanik, nga një përkrahës i pasur, është një autoportret i Rembrandtit, me vlerë dhjetëra miliona dollarë.

Tabloja me përmasat 15×20 centimetra, nënshkruar dhe datuar në vitin 1632 nga mjeshtri i madh holandez, përfaqëson atë në moshën të re me veshje të zezë dhe një kapele dhe një jakë të madhe me dantellë të bardhë.

Fondi Kombëtar tha se testet e bojës, firmës dhe korniza prej druri konfirmuan autenticitetin e potretit të pikturuar në vitin 1635, kur Rembrandti ishte 29 vjeç.

Sipas George Gordon i ”Sotheby’s”, veshja zyrtare, e pazakontë në mesin e dhjetëra portreteve të artistit, sugjeron që ai mund të ketë dashur ta tregojë veten në ditën e tij më të mirë, ndërsa ai ishte në oborr me atë që do të bëhej muza dhe gruaja e tij, Saskia, me qëllim për të bindur prindërit e tij se ai ishte në rrugën e duhur.

Realizuar menjëherë pas vendosjes së tij në Amsterdam, tabloja gjithashtu mund të shërbejë si një kartëvizitë dhe t’u tregojë klientëve të tij të mundshëm situatën e lulëzimit të piktorit.

“Tabloja ishte realizuar në një kohë shumë të shkurtër”, theksoi Gordon, sepse sfondi ende nuk kishte mbaruar me tharje kur artisti kishte vendosur nënshkrimin e tij.

Portreti i artistit, mendohej për një kohë të gjatë se ishte vepër e një prej nxënësve të tij dhe ishte konsideruar si pikturë “në stilin” mjeshtrit holandez të shekullit të 17-ë.

Lexo edhe :  "Jemi bërë më pak konkurrues": Stanley Donwood për krijimin e artit ikonik të Radiohead

Por eksperti kryesor i Rembrandtit, Ernst van de Wetering, e deklaroi atë një origjinal të tij./Nga Leonard Veizi/Fjala.al/

 

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV