“Çfarë bëri Turi?”, ekspertja e hartimit të testeve zbulon problemin që solli protestën e maturantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Çfarë bëri Turi?” ishte një ndër pyetjet kryesore që revoltoi maturantët dhe që u shpërnda më pas në rrjet. Ekspertja e hartimit të testeve ka zbuluar edhe përgjigjen e saktë të kësaj pyetjeje që ishte në testin e Gjuhës dhe Letërsisë.

Ardiatike Lami, specialiste e Arsimit, nga studio e ‘Opinion’ në ‘News24’ e cilësoi këtë pyetje të pamatshme dhe se paragrafi nuk përmbante peshë. Sipas saj, përgjigja e saktë në të dhënat zyrtare ishte alternativa D, ndërsa për të do të kishin qenë të gjitha.

“Unë e kam lexuar atë pyetje. Për mua është një nga pyetjet më të pamatshme, që nuk e ka përgjigjen të gjatë, të dukshme. Unë them mund të ishte: A, B, C, D. Por më duket se D-ja është, kështu u tha në raportin zyrtar. Problem është zgjedhja e fragmentit, është paragraf që nuk mban peshë. Maturantët, fëmijët tanë nuk duhet të ishin atje të ulur në asfalt, por në shtëpi duke mësuar.”, -tha Lami.

Mes të tjerash Lami pohoi se poezia e Lasgush Poradecit edhe mund të ishte shmangur nga testi për këtë vit, pasi sipas saj gjithmonë ka nxjerrë nxënësit.

“Ajo që dua të them se qendra e shërbimeve arsimore, ku prodhohen testet arsimore, është vendi ku shteti ka investuar më shumë. Pritej që para daljes së testit kombëtar, për Letërsinë dhe Gjuhën shqipe, duhet të zbatoheshin disa parime, ku të dëgjoheshin dhe grupet e interesit. Këtu e shoh kleçkën, se testi i standardizuar i Gjuhë-Letërsisë duhet të ishte mbi programet ku bazohet shkolla. Duhet të jetë në harmoni me atë që jep testi kombëtar.

Testi duhet të ishte shumë i qartë dhe transparent. Në momentin që ne flasim ende në MARS nuk është shpallur testi. Minimumi i transparencës është që të shpallet. Unë kam ndjekur me vëmendje dhe deklaratat e Ministrisë së Arsimit, ku nënkuptoje se do të merret pak me këtë gjë. Aty do të shohim se me sa pikë do të merret 9 apo dhe 10. Problemi i maturantëve është tek fakti se çfarë do të marrin. Si ishte testi?! Një nga parimet e hartimit të tij është transparenca dhe qartësia. E kam marrë testin të fotografuar. Po arrijë që ta kem në dorë. Ulem dhe e bëj vet testin. Këtë herë mu desh më tepër kohë për të arritur në fund të testit.

Nuk e di nëse e kam bërë dhe unë të saktë testit. Tek pyetjet e Gjuhës përgjigjet janë më të matshme. Përzgjedhja e Iliadës dhe Lasgush Poradecit, i jep të drejtë hartuesve që të thonë se janë brenda programit. E shoh problemin tek dendësia e pyetjeve. Ka një parim në hartimin e pyetjeve të ndryshme. Lasgushi është një poet i jashtëzakonshëm, por i vështirë për t’u kuptuar nga nxënësit. Në këtë moment Lasgushi mund të ishte shmangur.

Lexo edhe :  Pas Sali Berishës, edhe Monika Kryemadhi nuk paraqitet në SPAK!Deputetja e PL-së në SHBA

Sa herë është vënë Lasgushi, nxënësit janë nxjerrë zbuluar. Në momentin kur u shpall se testi do të jetë me alternativa, do ishte mirë që të ishin shmangur zgjedhja e fragmenteve. Ndonëse kanë qenë të shkurta, kanë qenë shumë. Këto pyetje mund të ishin shmangur. Italianët e vënë Dante Aligerin çdo vit, pasi kanë font të pyetjeve. Kalohet nga një nivel i pyetjeve të nivelit të lartë tek ato të nivelit të ulët. Tekstet jo letrare janë fragmente që merren dhe nga përkthimet.

Në momentin që doli testi provë, ka qenë jo më i thjeshtë. Pamja e parë e atij testi ishte më dashamirëse, i cili e goditi që në pjesën estetike të tij. Ka ardhur momenti që Letërsia mos të jetë ajo ‘delja e zezë’. Pasi janë 12 vite shkollë. Nxënësit më të mirë kanë frikë kur vjen testi i Letërsisë. Pata kontakte me nxënësit, të cilët thoshin se nuk kishin dëgjuar disa koncepte. Nuk kam qen pro që provimet e maturës të jenë porta për të hyrë në Universitet. U duk sikur këtë vit u hoq eseja, por aty ishin 2-3 pyetje që kërkonin shpengime teorike.”, pohoi ajo.

Më poshtë, po e sjellim të plotë pyetjen “Çfarë bëri Turi?”:

“5. Lexoni paragrafin e meposhtëm

Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga pyetjet e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?

  1. A) Duke u përqendruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për të kthyer barkën në nja pozicion te sigurt.
  2. B) Ndërkohë, uji i ftohtë lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.
  3. C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.
  4. D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati përmbysi barkën.”.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Katër përfitimet shëndetësore të kafes turke

Për shumëkënd, kafja turke është pija e preferuar në mëngjes dhe faktikisht kjo ka shumë efekte të mira pozitive. Ja...

Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezullojë nga puna të gjithë punonjësit me kontratë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara...

Sekretari i Jashtëm britanik viziton Kievin, takim me presidentin ukrainas

Sekretari i Jashtëm britanik David Lamy do të vizitojë sot Ukrainën dhe gjithashtu pritet të njoftojë për sigurimin e ndihmës shtesë për Kievin prej 55 milionë eurosh Gjatë vizitës së...

Formula 1/ Publikohen pagat e pilotëve për sezonin 2025, “Mbretëron” sërish Verstappen

Këto janë pagat e pilotëve të F1 në rrjetin e ri të 2025-ës Pagat e pilotëve të Formula 1 për vitin 2025 janë bërë publike...

Vjosa Osmani vizitë në Uashington, pritet të takohet me zyrtarin e lartë të DASH

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet sot me një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) në Shtetet e Bashkuara. DASH-i...

Lajme të tjera

Web TV