Hysaj në finalen e Kupës së Italisë! Napoli diskuton trofeun ndaj Juve

Në finale të kaltërit do masin forcat me Juventus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fërshëllima e trefishtë e arbitrit Rocchi në stadiumin San Paolo, sanksionoi kalimin e Napoli në finalen e madhe të Kupës së Italisë. Skuadra e mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj u ndal 1-1 por avancon më tej falë suksesit në transfertën në San Siro. Në finale të kaltërit do masin forcat me Juventus.

Kështu finalja e Kupës së Italisë të mërkurën në Romë zbulohet ajo Napoli-Juventus. Armata e Gattuso vërtet u ndal 1-1 por kishte fituar 0-1 në San Siro dhe kalon turnin.

Inter prishi ekuilibrat me parabolën nga një goditje këndi e Eriksen, që mashtroi portierin Ospina që la për të dëshiruar. Por portieri i shtëpisë pa tifozë reagoi mirë ndaj Lukaku në 32′, dhe mbi Candreva 40′.

Portieri kolumbian me një rivënie nisi dhe aksionin e barazimit kur Insigne shërbeu Mertens që mposhti sllovenin Handanovic.

Të fundit

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt....

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra...

Lajme të tjera

Web TV