Maturantët kanë bllokuar edhe ditën e sotme rrugën te Ministria e Arsimit, ndërsa kërkojnë rivlerësimin e testit të Gjuhës Shqipe.
Ata kanë thënë se ishte shumë i vështirë dhe jashtë pikëve që ishin paralajmëruar. Ditën e sotme ata kanë reaguar edhe për deklaratën e djeshme të ministres Besa Shanini, ku theksuan se kjo e fundit nuk do as që t’i takojë.
Ndërkohë ata thanë se ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të hyjnë në provimin e ditës së hënë.
“Ne kërkojmë të drejtën tonë. Kërkojmë rivlerësim të testit. Dil në bulevard Shahini. Shkolla është e jona, jo biznes privat”,- u shpreh një nga maturantët.
Ndërsa një tjetër tha se deklaratat e Shahinit ishin të turpshme dhe testi absurd.
“Deklaratat e djeshme të ministres ishin të turpshme. Ajo nuk ka çfarë të thotë pastaj u shpreh ashtu. Testi ishte absurd. Ne kemi kërkuar takim me ministren, por nuk na ka takuar. Nuk e dimë ende nëse do të futemi në provimin e së hënës. Po ecim me hapa të shkurta. Ne nuk jemi anëtar partie. Nuk kemi bërë thirrje partiake. Ne kemi jemi studentët elitë”.ka.ta/Fjala.al/