Aaron Ramsey u etiketua ‘Princi i Uellsit’ pasi spikati në fillim në aventuirën e tij me Juventus por e sheh veten të padëshiruar në klubin torinez, dhe me oferta të vakëta për nëj lojtar që ende paguhet gati 350 mijë Euro në javë. Ramsey u duk sikur “ngjiti” te Zonja e Vjetër … por dëmtimet dhe dështimi për të bindur trajnerin Maurizio Sarri do të thotë që ai tashmë mund të kthehet në Premier League pas vetëm një viti.
Transferimi falas i Ramsey nga veriu i Londrës në Torino ishte në një moment të tregut si “sekreti i mbajtur më keq në futboll”. Të gjithë e dinin lëvizjen e tij por kishte ende mosbesim se uellsiani ishte ai që do të bëhej lojtari më i paguar në klubin italian pas Cristiano Ronaldo. Zonja e Vjetër ka një marrëdhënie të fortë me lojtarët e Uellsit, dhe tifozët e mirëpritën Ramsey me krahë të hapur, duke shpresuar se mesfushori mund të imitonte karrierën e bashkatdhetarëve John Charles dhe Ian Rush para tij.
Por aventura e Ramsey duket se ka të ngjarë të përfundojë përpara se të fillojë vërtet “dashuria”. Raportet e kësaj jave sugjerojnë se italianët janë në kërkim të shkurtimit të shpenzimeve dhe shitjes së lojtarit si rezultat i pasojave financiare të krizës së koronavirusit. Totenham i trajnerit Mourinho, duket në avantazh për ta marrë. Parashikohet një fund tërësisht zhgënjyes për 12 muajt e tij në Torino, ku ai nuk ka patur vërtet mundësinë të shkëlqejë.