EMRAT/Makina përplas motorin, plagoset 23-vjeçari, shoqërohet shoferi i ”Fiat-it”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier – Vlorë, pasi mësohet një automjet ka përplasur një motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në fshatin Levan.

Sipas burimeve zyrtare, motori me drejtues shtetasin V. B, 23 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin M. T., banues në Levan.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Valter Bodaj dhe Mynyr Troka.

Mësohet se si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur 23-vjeçari  është transportuar për në spitalin Rajonal Fierpër të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërsa drejtuesi i automjetit, Mynyr Troka është shoqëruar në komisariat dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kancelari gjerman: Trump po e humbet durimin me Putinin

Kancelari gjerman Friedrich Merz në një intervistë me BILD, deklaroi se SHBA-të dhe personalisht Presidenti Donald Trump po e...

Qarku Vlorë, OSBE/ODIHR angazhon 5 grupe për vëzhgimin e procesit zgjedhor

Pak orë përpara shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qytetin e Vlorës, 5 grupe të krijuara nga përfaqësues të OSCE/ODIHR kanë nisur vëzhgimin e KZAZ-ve...

Prrenjas/ Refuzoi varrosjen e 63-vjeçares nga komuniteti egjiptian, kallëzohet kryeplaku

Kryeplaku i fshatit Katjel, Enver Muça, në njësinë administrative Rrjacë është kallëzuar në polici pasi një familje nga komuniteti egjiptian nuk iu lejua që...

Më shumë biznese me pak punëtorë, të dhënat e fundit nga INSTAT

Tregu i punës rritet në Shqipëri, bizneset shtohen nga viti në vit ndërsa Shqipëria vijon të vuaj nga fenomeni i mungesës së punonjësve. Në tregti,...

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, me gjithë mungesën...

Lajme të tjera

Web TV