Luan Rama: Qytetarët të bashkohen me maturantët, reforma në arsim ka dështuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka bërë thirrje për qytetarët dhe prindërit e maturantëve të cilët duhet t’i bashkohen protestës  pas ankesave për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Sipas Ramës, krimi më i madh që mund t’i ndodhë një shoqërie, është shkatërrimi i sistemit arsimor.

Gjithashtu Rama e ka cilësuar dështim reformën arsimore.

Statusi i plotë

MATURANTËT SI E ARDHME DHE MATURA SHTETËRORE SI DËSHTIM

Ja që mjafton edhe një test mature, për të kuptuar në thelb dështimin e një reforme të tërë.
Mjafton për të kuptuar politika arsimore të dështuara, të inicuara prej një tufe dështakësh kokëboshë.

Injoranca e mosdija nuk janë as faj dhe as mëkat.

Faj dhe mëkat është t’i pranosh.
Faj dhe mëkat është të bashkëjetosh me to.
Faj dhe mëkat është të mos i refuzosh dhe të mos luftosh kundër injorancës, kundër mosdijes.

Ky është mesazhi që na japin maturantët, të cilët duke denoncuar testet e injorancës që iu imponon ministria e arsimit, po na dëshmojnë në fakt se sa poshtë ka rënë e gjithë shoqëria jonë, e cila për fat të keq nuk e ka kuptuar dhe ende nuk po e kupton se krimi më i madh nuk është korrupsioni i kryeministrit apo ministrave të tij, nuk është as krimi si instrument qeverisës dhe as konkubinizmi si kriter përzgjedhjeje.

Krimi më i madh është rrënimi dhe shkatërrimi i sistemit arsimor.
Krimi më i madh është rrënimi i sistemit të edukimit.

Krimi më i madh është shkatërrimi i shkollës.

Është një krim i nisur prej kohësh e me të cilin kemi bashkëjetuar të gjithë e ku diku më shumë e diku më pak, të gjithë kemi përgjegjësi.

Por ajo që ka bërë dhe që po bën qeveria e Edi Ramës me sistemin arsimor dhe me tërësinë e institucioneve të edukimit dhe të kulturës, është shpërfaqja më monstruoze e injorancës dhe e pasojave që ajo mbart dhe që për fat të keq, do ta kenë efektin e tyre më të madh në të ardhmen.

Lexo edhe :  Kërkohet burgim i përjetshëm për Arsen Muskurtin, vrau vëllanë dhe kunatën

Problemi i testeve apo pyetjeve të provimeve të maturës, nuk është një çështje teknike apo stili në mënyrën e formulimit të tyre dhe që lidhet me disa shërbëtorë injorantë apo servilë të pakulturuar.

Është dëshmi e dështimit të një reforme të tërë.

Është provë e dështimit të të gjithë sistemit të politikave shtetërore në fushën e arsimimit dhe të edukimit.

Prandaj, problemi nuk është vetëm i maturantëve.

Problemi është edhe i prindërve, është edhe i atyre që sot nuk i kanë fëmijët maturantë, por që i kanë patur më parë apo që do t’i kenë nesër e më tej në çdo vit e vit pas viti.

Problemi është i të gjithë shoqërisë.

Maturantët kanë të drejtë.

Maturantët na flasin sot si e ardhme.

Por të ardhme me injorantë e të paditur si ata që përgatisin testet e injorancës së tyre dhe që me to duan të venë në provë dijet e maturantëve, injorantë si ata që hartojnë dhe imponojnë politika arsimore antikombëtare që ushqejnë vetëm injorancën dhe padijen, nuk mund të ketë.

Maturantën kanë të drejtë dhe qytetarët duhet të bashkohen me ta.

Kauza e maturantëve është kauzë qytetare.
Kauza e maturantëve është kauzë patriotike.
Kauza e maturantëve është kauzë për të ardhmen./Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi...

Luca Toni këshillon Juventusin: Ta them unë se kë duhet të blesh

Luca Toni ka thënë se Juventusi duhet të blejë një zëvendësues nëse do të shesë Dusan Vlahovic. Pavarësisht mbërritjes së sulmuesit të Lille, Jonathan David,...

E mjera Shqipëri! Pensionistët e Durrësit plagosen me thikë për… një lojë domino

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur 2 të moshuar nga Durrësi. Burime për A2 bëjnë me...

Trump del blof me sulmin për Beyonce, këngëtarja nuk është paguar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pretenduar se këngëtarja me famë botërorë, Beyonce ka marrë 11 milionë dollarë gjatë fushatës...

Nxehet situata! Trump: Putin ka kohë edhe 10-12 ditë, ose…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ulur ndjeshëm afatin që i kishte dhënë më parë presidentit rus Vladimir Putin për të arritur...

Lajme të tjera

Web TV