Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahen në nëntor të këtij viti. Përballja direkte do të jetë Joe Biden-Donald Trump.
Joe Biden është zyrtarisht rivali i Donald Trump në zgjedhjet e muajit nëntor, pasi fitoi edhe kandidaturën e Partisë Demokratike për të garuar në presidencialet e radhës.
Në këto zgjedhje pjesëmarrës do të jenë edhe shqiptarët e Amerikës të cilët do të kenë të drejtën për të bërë zgjedhjen e tyre.
Ka një numër shqiptaro-amerikanësh që janë angazhuar në këto fushata ose janë hapur në favor të ndonjë kandidati. Ashtu si shumë amerikanë që janë kuriozë për politikën, ata do të ndjekin me interes këtë fushatë deri në zgjedhjen e Presidentit.
Ajo që bie në sy është fakti se janë të shumtë shqiptarët që jetojnë në Amerikë të cilët janë përfshirë edhe në debatet e ngritura në rrjetet sociale se kë kandidatë për President duhet të mbështesin.
Një prej atyre që mbështet Trump në këto zgjedhje është edhe Merita McCormack një veprimtare e Vatrës e cila përmes një statusi në rrjetin e saj social Facebook shkruan se shqiptarët e Amerikës duket se mbështesin fuqishëm Biden, madje siç e quan ajo kjo përkrahje bëhet mbi premisa false.
Sipas McComarc Trump e do Amerikën me gjithë shpirt dhe i hyri punës ngaqë ju dhëmb vendi.
“Si ka mundësi të përkrahet e majta kaq fuqishëm nga shqiptarët e Amerikës sidomos nga ata që kanë hequr të zitë e ullirit nga komunizmi në mëmëdhe… bile përkrahet mbi premisa false. Si për shembull duken u bazuar Biden me Dashurinë e Trumpin me Urrejtjen. Kjo është pak si: Berihaj o fshati. Pra këtë tendencë shqiptare në SHBA nuk e kuptoj dot…
Demokratët në SHBA po shkojnë majtas e drejt marksizmit… Janë partia që përkrah politikën kundër të drejtës së jetës duke sponsorizuar me paratë tona (taksapaguesit) industrinë e fuqishme të parabërjes përmes abortit e të tregtimit të pjesëve të trupit të fëmijëve të hequr. 50 milionë fëmijëve amerikanë ju është ndërprerë jetë në barkun e nënës në 40 vitet e fundit. Këtë gjë e kritikoi fuqishëm Nënë Tereza në 40 vitet e fundit. Këtë gjë e kritikoi fuqishëm Nënë Tereza në vitet 1990 kur Bill C ishte President.
Partia e Biden ka adoptuar politika kundër familjes si njësia bazë e shoqërisë nën slloganët “its all about love” dhe kjo trumpetohet nga Hollovudi. Shih një film amerikan dhe shih rolin e babait në të. Leshko, idiot, gallof,… a bëhet kjo përulje e njeriut kryesor të familjes pa dashje thua?
Ekonomikisht partia demokratike, duke zgjeruar qeverinë e rolin e saj, bën rritje taksash. Në edukim sa herë vinë demokratët në pushtet i ulin standardet e edukimit publik… etj etj etj…edhe diçka me rëndësi: President Trump e do Amerikën me gjithë shpirt dhe i hyri punës ngaqë ju dhëmb vendi. Trump 2020 do Zoti”, shkruan Merita McCormack.
Ndërsa njohësi i çështjeve kulturore e politike amerikane, Flurim Arifi shprehet se shqiptarët nuk duhet të shfaqim ekzaltim dhe të përkrahim Joe Biden, por të jetë një përkrahje 50 me 50, pasi me rëndësi është miqësia me amerikanët.
“Joe Biden i cili do të garojë kundër Presidentit Trump. Kjo do të jetë një garë tejet intensive dhe jo e zakonshme. Demokratët në njërën anë kanë me u munduar me unfikue partinë, pas procesit zgjedhor i cili nuk ka qenë aspak i lehtë. Kurse Presidenti Trump do të vijojë të bëjë atë që bënë më së miri, one man show”, shkruan ai.
Më tej Arifi vlerëson se president do të rizgjidhet Trump. “Prandaj tani ne ?? ?? para se të kalojmë në ekslatim total drejtë përkrahjes ndaj Biden duhet që t’i llogarisim mirë rëndësinë e kësaj garë. Këshilla ime është që ne duhet me qenë objektiv edhe të kujdesshëm, përkrahja duhet me qenë 50/50 për të dy kandidatët. Për ne është me rëndësi miqësia e përhershme me ??????. P.S. unë prapë besoj që Trumpi do të jetë President ?? pas kësaj garë, ky është vetëm vlerësimi im”.
Ndërkohë nga ana e tij lidhur me këto zgjedhje, vetë Joe Biden, kandidati i mundshëm për president nga demokratët është shprehur së fundmi se frika e tij më e madhe është që presidenti aktual, Donald Trump mund të përpiqet që “të vjedhë” zgjedhjet e nëntorit.
Megjithatë, Biden shtoi se ai është i sigurt që nëse ky skenar mund të ndodhë, ushtria do ta merrte situatën në dorë nëse ai do të fitonte dhe Trump do të refuzonte që të linte Shtëpinë e Bardhë.
Kujtojmë se numri i shqiptarëve të Amerikës shkon rreth 300 mijë. Ata janë të tre brezave.
I pari pasardhësit e atyre qe ikën në fund të shekullit të 18-të. Të dytët ata pas Luftës së Dytë Botërore dhe pasardhësit e tyre dhe të tretët emigrantet e rinj pas vitit 1990.
Në ketë hsitorik futen shqiptarë të të gjitha trojeve Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Mal i Zi e Preshevë./Bl.Ba/Fjala.al