A është e përgatitur PD për të ardhur në pushtet? Përgjigjia e Nishanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë pyesin sot nëse PD është e përgatitur të vijë ose jo në pushtet. Bujar Nishani tha në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU se PD ka eksperiencën dhe ekspertizën e duhur për të qeverisur vendin në mandatin e ardhshëm.

-A është e përgatitur PD për të ardhur në pushtet?

Ne jemi në një krizë të thellë besimi të qytetarit në raport me shtetin. Kjo krizë besimi nuk është përgjegjësi e qytetarëve. Kjo krizë besimi është akumuluar për shkak të sjelljes që ka pasur shteti në raport me qytetarin. Ne flasim për një model qeverisjeje. Kjo krizë e madhe mund të rikuperohet vetëm përmes një ndryshimi thelbësor. Koha nuk është vetëm çështje e formalitetit, të rrotacioneve formale në çdo tetë vjet. Ka një pritshmëri dhe një nevojë të madhe për ndryshim.

Këtu qëndron përgjegjësia e madhe e opozitës për të kapitalizuar këtë pritshmëri. PD është një parti që ka 30 vjet eksperiencë politike dhe shtetërore. Ka brenda eksperiencës dhe rrugëtimit të saj momente të mëdha suksesi dhe momente të rënda dështimi. Momentet e dështimit jam i bindur që janë të rëndëishme për t’u përkthyer në eksperiencë. Momentet e arritjeve janë të rëndëishme për t’u kthyer në  ekspertizë. Dhe PD ka edhe eksperiencën, edhe ekspertizën e nevojshme./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=-IDcDVAyUd8

 

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV