Covid-19/ Ambasada shqiptare në SHBA udhëzon qytetarët se si mund të riatdhesohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Florenta Luli-Faber, bën me dije se gjatë muajve të fundit janë riatdhesuar mbi 600 qytetarë shqiptar të cilët ishin të detyruar të udhëtonin nga SHBA drejt Shqipërisë.

Duke filluar nga dita e sotme, 15 qershor, fillon gradualisht hapja e fluturimeve me disa vende të Evropës. Tashmë qytetarët shqiptar dhe amerikanë mund të udhëtojnë nga SHBA drejt Shqipërisë.

Pas ndërprerjes së fluturimeve në fund të muajit Mars, do rifilloje mundësia e udhëtimeve nga Shqipëria drejt SHBA-ve. Sipas vendimit të Shteteve të Bashkuara për arsye të situatës së krijuar nga Covid-19: “Mund të hyjnë në SHBA, të gjithë ata shtetas (shqiptar në rastin tonë) që nuk kanë qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve të mëparshme (numëruar nga dita që mbërrijnë në Amerikë) para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara”.

Gjatë muajit qershor, Turkish Airlines dhe Air Serbia do të fillojnë të operojnë me fluturime drejt disa qyteteve amerikane dhe në kthim.

Sipas rregullave aktuale në fuqi, të gjithë shtetasit shqiptar mbajtës të vizave turistike dhe studentore që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Amerikës, mund të udhëtojnë me një ndalesë në Stamboll ose Beograd. Ndërsa qytetarët shqiptar, mbajtës të lejeve të qëndrimit “green card” dhe pasaportave amerikane, nuk kanë kufizim për hyrjen në SHBA nëpërmjet udhëtimeve edhe nga vendet e Evropës.

Për shkak të situatës dhe vendimeve individuale të çdo shteti, rregullat, datat dhe oraret e fluturimit ndryshojnë çdo ditë. Për këtë arsye, sugjerojmë që gjatë kësaj periudhe të blini biletat tuaja nëpërmjet agjencive të fluturimit dhe jo nëpërmjet platformave online, me qëllim që të siguroni informacion të saktë e të rifreskuar dhe të keni mundësi të merrni përgjigje ndaj pyetjeve që keni.

Lexo edhe :  Vijon seanca në Apelin e GJKKO për Veliajn/ Dado përfundon qëndrimin e tij, flet Dumani

Duke uruar që situata e Covid-19 të shkojë drejt përmirësimit, mos harroni: ruani distancën, përdorni maskat dhe zbatoni rregullat e higjenës!/Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

TikTok bën ndryshime të mëdha për të shkëputur varësinë e adoleshentëve nga aplikacioni

Platforma e njohur e rrjeteve sociale, TikTok, ka prezantuar një nismë të re të quajtur Wind Down, e cila...

“Sa do na e bëni rrogën në mandatin e katërt”? Ja si iu përgjigjet Rama mësuesve

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një bisedë me mësuesit e Lushnjës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mësuesit janë një ndër kategoritë shoqërore...

“Jam i gëzuar sot se fola me Lulin”, Rama ironizon nga Lushnja: Nuk shtyhet fushata pa të

Rama: Pronat të shkojnë tek i zoti që i kanë marrë katunarë e pseudo qytetarë jepja atyre që i kishin, Fatosi i tha kjo...

Edhe në Hagë, UÇK-ja e tremb PD-në e Tiranës!

Nga Ben Andoni Pse e tremb UÇK-ja e Hagës, PD-në e Tiranës?! Është më shumë një pyetje retorike për një përgjigje që dihet mirë. Nëse...

GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelajn, i...

Lajme të tjera

Web TV