Deputeti përplaset me gazetarin: Nuk më plas mua…

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka debatuar me gazetarin Enton Abilekaj lidhur me atë se çka po ndodh me reformën zgjedhore.

Ata janë përplasur në emisionin “Open” kur u shtrua pyetja se kujt i interesojnë listat e hapura dhe mos pasja koalicioneve paraprake. Debati nisi kur Abilekaj tha se mos pasja e koalicioneve i shërben Edi Ramës. Kjo deklaratë u kundërshtua nga Murrizi.

DEBATI

Abilekaj: Heqja e koalicioneve nuk është në favorin tuaj.

Murrizi: Enton, në mënyrë indirekte listat e hapura nuk lejojnë koalicione.

Abilekaj: Edhe në Kosovë ka lista të hapura por koalicione bëhen.

Murrizi: Dështoi Shpend Ahmeti që kishte koalicon me Ramush Haradinaj.

Abilekaj: Heqja e koalicioneve parazgjedhore i shërben Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Murrizi: Nuk më plas mua për Partinë Socialiste.

/E.B./Fjala.al