Grupi i PPE dorëzon amendament për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria të përmbushë 15 kushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi Parlamentar PPE ka dorëzuar sot një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor, që miratohet këtë javë në plenaren e Parlamentit Europian.

Kjo rezolutë që është hartuar nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula është e përgjithshme dhe nuk përmend kushtet të cilat BE i caktoi Qeverisë Rama në mars 2020.

Ky amendament mban firmën e eurodeputetes, Kinga Gàl, raportere e PPE për këtë rezolutë me kërkesën e raporterit për Shqipërinë, David Lega e me pëlqimin e koordinatorit Michael Gahler, cilëson se Parlamenti Europian: “Thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare”

Ndërsa në një konference shtypi në kryeministri në 6 qershor Edi Rama nuk i përmendi 15 kushtet e Bashkimit Europian, kërkesa të udhëhequra nga Gjermania, Franca dhe Holanda.

Rama ishte i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit 3 ditë më pas, por edhe në këtë takim Rama foli 25 minuta në përgjithësi mbi Europën, bujqësinë e aplikacionin e-Albania, por nuk i përmendi 15 kushtet.

Fillimisht Grupi Parlamentar i PPE përsëriti me 12 qershor një deklaratë duke investuar edhe nënkryetarin Kovacev krahas titullarit për politiken e jashtme Gahler. Në këtë deklaratë përmendeshin disa herë 15 kushtet dhe listoheshin veçantë ato më pikantet: dënimi i votëblerësve, anulimi i ligjeve për median, nevoja për zgjedhje vërtet të lira e të ndershme si edhe anomalia e madhe e pushteti lokal.

Në këtë deklaratë thuhej se kjo situatë se bie ndesh me nocionin baze të demokracisë plurale dhe vë në dyshim ligjshmërinë e tyre; si dhe përsërit kushtin e BE dhe të Bundestagut që kjo të sqarohet sa më parë. Ndërsa qëllimi sipas PPE është përsëri mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për bashkitë, mundësisht në një ditë me ato parlamentare mundësisht në pranverën e ardhshme.

Lexo edhe :  Një tjetër kapitull pranë Europës, a jemi më pranë se kurrë anëtarësimit?

Mdërsa javën e kaluar u mësua se qeveria kishte hequr nga plani i punës për integrimin europian kushtin “procedimi penal i votëblerësve”, por Grupi PPE inicioi të hënën, 15 qershor, amendamentin për 15 kushtet. Këtë plan pune e paraqiti Rama më 9 qershor në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Vlora në terr/ Pjesë të mëdha të qytetit pa energji elektrike prej disa orësh

Prej disa orësh, qyteti i Vlorës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, përfshirë edhe Lungomaren,...

“PD-ja s’e ka luksin për të bërë pushime të gjata. Duhet të jemi në terren për zgjidhje’

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Off the Record”, deklaroi se partia ku ajo bën pjesë...

Skuqet mali Shashicë, flakët po i afrohen shtëpive të banuara

Skuqet nga flakët maja e malit Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk...

Mbi PD e mbetur dhe mbeturinat e saj

Nga Mero Baze Ka një përpjekje për të hapur një debat rreth rihapjes së PD, rikthimit të garës për lider të ri apo pranim të mendimit...

Rreziku nga vapa/ Ministrja Koçiu: Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut

Temperaturat e larta nuk po shkaktojnë vetëm zjarre, por edhe rreziqe shëndetësore tek qytetarët, kryesisht ata të moshave të treta. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

Lajme të tjera

Web TV