Keta: Provimi letërsisë kishte gabime, ministrja të kërkojë falje publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e hënë nxënësit e viteve të treta zhvilluan këtë të hënë provimin e tretë të maturës shtetërore në lëndën matematikës.

Ndërkohë vijon të mos ketë asnjë shqetësim nga ana e maturantëve përsa i përket hartimit të tezave.

Pedagogia Majlinda Keta në një intervistë në Ora News shprehet se nga ana e ministrisë duhet të ketë një ndjesë publike për të gjithë maturantët dhe prindërit e tyre.

Ajo shprehet se shumë ekspertë të departamenteve të Gjuhë-Letërsisë të universiteteve publike kanë treguar se ajo tezë ka probleme të theksuara logjike, ndaj nuk ka asgjë për t’u diskutuar më shumë.

Fjala e plotë

Mbarëvajtja ditën e sotëm në testin e matematikës tregoi edhe njëherë se dy provime shkuan mirë e pa konflikte e pa protestë të maturantëve. Vetëm testi i letërsisë çoi në një konflikt, Ministrinë e Arsimit, harutesit me taksapaguesit shqiptarë. Jo vetëm maturantët. Nuk ka më diskutime për pasaktësinë e pyetjeve të provimit pasi kanë folur katedrat dhe departamentet e Gjuhë-Letërsisë të universiteteve publike. 

Që ky test ka pasur probleme te organizimi i logjikës formale. Nuk diskuton më njeri sepse është diskutuar nga profesionistë, profesor Fuga. Sot më tepër si kurrë, pas protestës së maturantëve, konfliktualitetit publik me masën e prindërve të këtyre maturantëve, së bashku me akademikët, ministria duhet të ndryshojë totalisht thelbin e paraqitjes dhe pranimit të problemit të krijuar.

Së pari duhet të kërkohet një ndjesë publike. Duhet kërkuar një ndjesë fëmijëve që motivimi i tyre për të dalë në protestë u cilësua si nxitje politike. Së dyti t’i kërkojë ndjesë taksapaguesit shqiptar sepse duke filluar nga ministrja deri tek  punonjësi i fundit i asaj ministrie pagohemi me taksapaguesit shqiptar. 

Një tezë që ka qarkulluar këto ditë në lidhje me hartimin e testit ka qenë dhe marrja e saj nga tekste të huaja dhe përkthimi i keq në shqip.

Lexo edhe :  Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Pedagogia e njohur thotë se ky nuk ishte momenti i duhur për të bërë një eksperiment të tillë, nëse ka ndodhur, ku për më tepër që sapo kemi dalë nga një situatë izolimi.

Risitë edhe nëqoftëse i kanë dashur për t’i bërë, nuk bëhen alogjike dhe as jashtë logjikës formale, as larg transparencës dhe aq për më tepër pas një karantine të një gjenerate. Së dyti ky lloj testi ku dhjeta bëhet e pamundur në gjuhën e nënës dhe merret me shumicë në gjuhën e huaj. Na u shkatërrua struktura e të menduarit shqip. Materialet e shqipes të jenë të pastra. Këtu ka një anashkalim të përgjegjësive të Komitetit të Maturës Shtetërore, nuk pati kontrollin e duhur. 

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Skuadra e PS e Vlorës feston fitoren e 11 majit, Damian Gjiknuri: Merita është…

Deputeti i PS qarku Vlorë, Damian Gjiknuri, në një postim në facebook ka falënderuar skuadrën fituese të PS në këtë qark për kontributin në...

900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH sjell ndryshimin e madh

Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë. Banka e Shqipërisë...

Lajme të tjera

Web TV