Kryeministri Hoti paralajmëron: Kosova rrezikon një valë të dytë të COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e pandemisë.

Sipas Hotit, mund të ndodhë madje mund që të ketë rritje të rasteve të infeksionit.

Hoti shkruan se ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike.

Sakaq ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë parasysh masat për mbrojtje nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,
Vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me virusin #COVID19! Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë!
Prandaj ju lus që t’i keni parasysh masat obligative për mbrojtje:

● Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike
● Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta
● Pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve
● Mbajeni distancën fizike
● Nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale
● Pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve
Lehtësimi i masave për lëvizje të lirë ka qenë i domosdoshëm, por shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish që t’i zbatoni me përpikmëri masat mbrojtëse. Ne kemi hartuar një “Manual për mbrojtje nga përhapja e COVID-19”, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të angazhojë rreth 200 profesionistë shëndetësorë që do të monitorojnë zbatimin e këtyre masave!
KUJDES, rreziku është real! #mbajedistancen

Lexo edhe :  Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: U shua papritur dhe parakohe

 

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët,...

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Lajme të tjera

Web TV