Ndarja nga jeta e Moikom Zeqos, disa mesazhe ngushëlluese të personaliteteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moikom Zeqo, i cilësuar si një ndër zërat e më të rëndësishëm të kulturës sonë kombëtare është shuar mëngjesin e sotëm.

Prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë (leucemi akute) dhe ishte nën kurim të vazhdueshëm.

Ja çfarë shkruajnë personalitet shqiptare për ndarjen nga jeta të këtij eruditi shqiptar.

Ilir Meta: Thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të Moikom Zeqos, mendimtarit të vyer, eruditit, zërit të fuqishëm, penës së fortë dhe poliedrike, intelektualit të angazhuar e të përkushtuar ndaj së mirës publike e interesit kombëtar, dhe njërit ndër shkrimtarët më prodhimtarë të letërsisë sonë.

Me një personalitet njerëzor dhe intelektual të jashtëzakonshëm, dishepull i mirësisë, i miqësisë dhe humanizmit, i përkushtuar me fisnikëri ndaj virtytit dhe lirisë, përmes një jete të mbushur me kontribute të shumta e të çmuara, si shkrimtar, studiues, poet, arkeolog, politikan, eseist dhe si filozof, trashëgimia tepër e vyer akademike dhe kulturore që la pas Moikomi do shërbejnë përherë si piketa të rëndësishme në kulturën dhe historinë e së ardhmes të kombit tonë.

Ngushëllimët më të sinqerta Lidës së dashur, fëmijëve, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve të panumërt, për këtë humbje të madhe që le pas shumë dhimbje.

Kujtimi dhe veprat e Tij do të mbeten të paharruara!

Edi Rama: LAMTUMIRË MOIKOM?

Gramoz Ruçi: Me trishtim të thellë mësova ndarjen nga jeta të ish deputetit, shkrimtarit dhe shkencëtarit dhe publicistit të shquar Moikom Zeqo.

Mikom Zeqo ishte një personalitet erudit i rrallë, një enciklopedi e gjallë. Shkrimtar, historian, arkeolog, studjues e kritik letrar, përkthyes dhe publicist, mbi të gjitha një intelektual i shquar dhe patriot i madh.

Ai i shërbeu Shqipërisë dhe kulturës shqiptare deri në ditët e fundit të jetës, me një dashuri e përkushtim të pashoq. Mikom Zeqo luftoi me stoicizëm ndaj sëmundjes për një kohë të gjatë, duke mos e ndërprerë për asnjë çast kontributin e tij intelektual për Shqipërinë.

Moikom Zeqo u zgjodh dhe shërbeu si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën 1992-1996 dhe u shqua për thellësinë e mendimit, largpamësinë e vizionit, urtësinë për dialog, përkushtimin për qytetarët dhe angazhimin sipëror për kulturën dhe çështjet e mëdha të shoqërisë dhe të kombit shqiptar.

Gjithë erudicionin e tij Moikomi ua kushtoi dhe ua shpërndau Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lamtumirë Moikomi ynë i dashur!”, shkruan Ruçi, në mesazhin e ngushëllimit

Përparim Kabo: Ike mik dhe sa brenge me le. Kjo miqesia jone ishte mendim, sepse librat e tu te tille ishin mendim i thelle , kujtese, analiza e perfundime , ishe gatuar si kurioz dhe kerkues…o Goethe yne si edhe shkruajta kur analizova librin tuaj kozmogonik titulluar. Shitesit e Kaosit. Eshte aq frymezuese ajo qe shkruaje…kozmogoni te fshehura ne eklips…Poezite e tua jane aq lart si art, si shoqerizime epokash e qytetrimesh , ku tektonizmi mund te te shpinte me nje varg ne antikitet dhe te te sillte ne realitetin e sotem…Moikom i shtrenjte do me mungosh…shume…edhe nje bisede telefonike e jona kishte aq vlere. Se fundmi gjate mbylljes nga Covidi biseduam per Leonardo da Vincin…per librin tuaj qe me dhuruat dhe gjenine e tij jo vetem si artiste…Ju kishit interesa te gjera, germimet i beje te thella dhe dashurine e shprehjes e kishe te gatuar vetem nga frymezimi…Ajo kujtesa jote…ke nuk magjepsi…Dishepulli diturak …niset me varken e Karontit…Jam i sigurt se si edhe ndodhi me filozofin e antikitetit edhe me ju duke ju degjuar ligjerimin ,Karonti i mahnitur nuk do te kerkoje taksen e udhetimit per ne boten e pertejme Ovullen. Vdekja mori nga sot nje mendje universale…tejet pjellore, te pashtershme..Ike mik dhe le pas driten e arsyes se kultivuar, sakrificen e studiuesit…le shpirtin kritik dhe kurajoz sepse ishe luftetar per te verteten…Qyteti do ta kekoje silueten tende edhe deti e Durresi birin e vet dhe germimet arkeologjike do heshtin perzishem..Nuk do te degjoj me fjalen tende te ngrohte kur me thoje Papo…takohemi te ajo kafeneja jone te te sjell librin e fundit te botuar….Sa libra mbeten ne ate mendjen tende te paane…sa? Lamtumire…i pangjashmi Moikom Zeqo…fluturo me shpendet e bardhe buze detit drejt qiellit i cili nga sot pasurohet me mendim epokash.. Pkabo 15 qershor 2020

Hashim Thaçi: Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e shkrimtarit erudit Moikom Zeqo. Me dijet e shumta nga fusha e letërsisë, historisë dhe shkencave humane, Moikom Zeqo ka lënë gjurmë të pashlyera në kulturën shqiptare.

Lexo edhe :  Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin/ Rama nxjerr pamjet: Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal!

Moikom Zeqo ishte përkrahës i fuqishëm i çështjes së Kosovës, veçanërisht mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në ditët e para të veprimit të saj.

Bota shqiptare me vdekjen e tij humbi një kolos të mendimit dhe dijes enciklopedike. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Moikomit dhe gjithë miqve të tij.

[6/15, 05:03] Moikom Zeqo: Përshëndetje!

E paimagjinueshme, Moikomi na la!

(Moikomi na la! Nuk po e kuptoja. Moikomi fliste për veten?!)

Albin Kurti: [6/15, 05:04] Moikom Zeqo: Jam Lida, e shoqja, që po ju shkruaj.

(Nuk po e përcillja mesazhin. Mbrëmë kisha në duar librin e tij të fundit: Centauri i fundit.)

Moikomi është shkrimtari ynë që ka shkruar e lexuar tejet shumë, si rrallë ndonjë tjetër. Nuk do të ketë pasur kohë për tjetër gjë. I tretur midis librave për të ringjallur ato. Mënyrë, shpejtësi ekzistence. Në tri kohë: prej librit, te biseda, te shkrimi. Vinte prej emrave të personazheve, te titujt e librave, te biografitë e shkrimtarëve. Endej nëpër rrënoja si nëpër skenografi të pafundë. Ndoshta profesioni i parë ia kishte ushtruar këtë cilësi prekjeje të emrave si të ishin gjëra të thyeshme, si sendet e lashtësisë. Bota e merrte në të thënat e Moikomit një distancë skene dhe ti ishe me të bashkë në sallë, në sallën e skenës së botës. Gjithë llojet e emrave kalonin në skenë, të montuar sipas një stili surrealist.

Unë, ndoshta ne, pra edhe të tjerët, e shihnim si të ishte narratori. Aq i veçantë saqë i vetmuar, por gjithnjë solidar saqë bashkë-aktivist. Me dije të gjerë ngaqë kureshtar porsi fëmija më kureshtar. Me kulturë të thellë ngaqë i mësuar nga veprat kulmore artistike.

Kështu u krijua ai si enciklopedi e gjallë – nga historia antike dhe qytetërimet e lashta jashtevropiane te romanet e gjuhës të shekullit XX, pasion i pandërprerë. Edhe i sëmurë punonte e mendonte njësoj. Sëmundja e tij e rëndë ishte e pavërejtshme. Moikom Zeqo ishte shkrimtar i ethshëm.

Ishte ministër kulture, deputet kuvendi, drejtor muzeu. Para së gjithash ishte lexues që studion, kjo specie në zhdukje. Mbi të gjitha ishte shkrimtar që lexon, ky zanat i shpërfillur.

“Kalorësit Dardanë” është ndër librat e parë që kam lexuar si fëmijë. Kosovën e ka dashur shumë dhe aktivisht. Lëvizjen tonë posaçërisht. Ka ardhur shpesh në Prishtinë. Interesohej vazhdimisht, na këshillonte privatisht e na mbështeste publikisht.

Përmes kujtimeve tona do të rrojë me ne. Përmes librave të tij do të rrojë edhe pas nesh.

Ylli Popovina: Shuhet një vullkan krijimtarie letrare, filozofie dhe shoqërore

Moikom ike shpejt. Por le pas një vepër të nderuar që nuk do të harrohet kurrë

La.mi/Fjala.al

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV