Në Francë protestojnë qytetarët, por edhe policët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Racizëm dhe përdorim i dhunës? Me këto fajësime po përballen shumë policë francezë. Por tani edhe policia po proteston.

Në protestat e mbajtura në afërsi të Kullës Eifel në Paris morën pjesë qindra nëpunës policorë. Rrugëve parakaluan edhe shumë makina me drita policore të kaltërta. Disa prej nëpunëse kundërshtuan planet e ministrit të Brendshëm Christophe Castaner dhe hodhën prangat në tokë. Të shtunën në mbrëmje dhjetëra policë kanë protestuar kundër pohimeve se në mesin e tyre ka racizëm latent.

Pas protestave në Francë kundër racizmit dhe diskriminimit, Castaner ka deklaruar se do të ndjekë një politikë të “tolerancës zero”, ndaj tendencava raciste. Policët të cilëve u dëshmohen tendenca raciste, do të suspendohen nga puna në mënyrë “sistematike”, tha ai. Castaner bëri të ditur se do ndalohen arrestimet, ku polici i mbanë të arrestuarit këmbën mbi shpinë dhe e ndrydhë për tokë.

Macron mbështet policinë

Presidenti Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim televiziv të dielën në mbrëmje, ku e ka prekur edhe çështjen e racizmit. Qeveria e tij kundërshton çdo lloj racizmi, tha ai. Por Macron mbështeti policinë dhe punën e saj. “Policia meriton një mbështetje publike dhe mirënjohjen e kombit për punën që bën.”

Policët megjithatë nuk ishin tepër të kënaqur me këto pohimet të presidentit. Pjesëmarrësit e protestës duan vepra konkrete, që ministri Castaner të ndalojë planet e tij.

Protestat masive në gjithë vendin

Të shtunën ka pasur protesta masive në të gjitha qytetet e mëdha të Francës, kundër racizmit dhe dhunës policore. Në Paris kanë demonstruar me mijëra njerëz kundër vrasjes së Adama Traoré, në vitin 2016. Motra e tij Assa Traoré kërkon hetime shtesë dhe zbardhjen deri në fund të rastit të vrasjes së 24-vjeçarit. Protesta janë mbajtur edhe në Marseille, Lyon, Montpellier dhe Bordeaux.

Në fundjavën e parafundit në Francë kanë protestuar rreth 23.000 njerëz kundër dhunës policore. Ata kanë kërkuar që të ndalet dhuna policore në paralagjet e Parisit dhe kanë bërë krahasime me dhunën në SHBA.

Kërkohen masa

Amnesty International kërkon reformën e praktikave të tanishme të punës së policisë në Francë. Situata kërkon që të bëhen reforma dhe të jepen përgjigje konkrete për punën e autoirteteve policore, kumtoi AI. Ndërsa Human Rights Watch (HRW) kërkon nga presidenti Macron masa konkrete dhe reforma në punën e policisë, me qëllim parandalimin e dhunës policore dhe diskriminimin. Kërkohen edhe masa kundër racizmit në polici. HRW ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë një raport me titull: “Ata flasin me ne si me qenë”, ku kritikohen sjellja e policisë me rastin e kontrollimit të pjesëtarëve të minoriteteve, madje edhe fëmijëve, pohon HRW./DW/

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Viti i ri shkollor/ Rama: Nis shpërndarja e teksteve falas për 236 mijë nxënës

Nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e...

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Lajme të tjera

Web TV