Olsian Çela kërkon ristrukturimin e Policisë Gjyqësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar ristrukturimin e policisë gjyqësore, përmes ndryshimit të organikës së oficerëve të policisë gjyqësore pranë 12 Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Fjala e plotë

“Nisur nga problemet e konstatuara gjatë analizave vjetore mbi ngarkesën në punë të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, kërkesave të ardhura nga disa prokurori për shtim të numrit të o.p.gj, si dhe analiza statistikore e të dhënave që lidhen me shpërndarjen e ngarkesës si dhe raportin mes numrit të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore në çdo prokurori, me synimin për të siguruar një funksionim normal të prokurorive të rretheve gjyqësore, bazuar në nenet 20 dhe 38 të ligjit nr.97/2016 ‘ Për funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’ ka urdhëruar ristrukturimin e policisë gjyqësore, përmes ndryshimit të organikës së oficerëve të policisë gjyqësore pranë 12 Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm.”

Në vijim Prokurori i Përgjithshëm për të kontrolluar veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore, në zbatimin e ligjit penal, procedurial dhe udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm për periudhën  1 janar 2019 deri në 31 dhjetor 2019 dhe ato të mbartura nga viti 2018, ka urdhëruar ushtrimin e kontrollit  mbi treguesit e punës hetimore në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore të Seksionit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë me ngarkesën më të madhe, asaj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkruan Oranews.

Rekomandimet e mundshme në përfundim të kontrollit, synojnë përmirësimin e treguesve në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

 

Të fundit

Bujqve dhe blegtorëve do u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

Bujqit dhe blegtorët që kanë punuar në ndërmarrje bujqësore apo kooperativa deri në vitin 1992 do të kenë mundësi...

Shqipëri-Mali i Zi, nis puna për nominimin e liqenit të Shkodrës në UNESCO

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, është angazhimi i radhës i Ministrisë së Mjedisit në bashkëpunim me homologen malazeze, për të përgatitur dosjen përkatëse të...

Real Madrid – Bayern, ka nisur gara për sulmuesin 60-milionësh

Real Madrid dhe Bayern kanë nisur garën për një nga lojtarët më premtues të futbollit europian, Nick Woltemade. Sulmuesi gjerman ka shkëlqyer në sezonin e...

Punonjësit e Policisë së Fierit dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia

Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhuruan gjak për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Punonjësit e Policisë i janë...

Vala ekstreme e të nxehtit djeg Ballkanin/ Temperaturat mbi 40°C javën e ardhshme

Ballkani po përgatitet për një valë ekstreme të të nxehtit, që ka shkaktuar alarm në vendet e rajonit, ndërsa autoritetet shëndetësore u kanë bërë...

Lajme të tjera

Web TV