Të dënuar për vrasje dhe drogë, OFL-ja u kërkon deklarimin e pasurisë 3 “të fortëve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur në Berat, Kuçovë dhe Gjirokastër, ku i ka dorëzuar formularin e vetë-deklarimit të burimeve të pasurive tre personazheve të njohur të botës së krimit.

Bëhet me dije se OFL-ja u ka dorëzuar formularët shtetësave Mario Selamaj, Kastriot Jahupi dhe Qerim Rabaj të cilët janë dënuar për vrasje dhe drogë.

Njoftimi:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– M. S., banues në Kuçovë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim;

– K. J., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim për shkak të cilësive të veçanta”;

-Q. R., banues në Gjirokastër, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

U njohën në shkollën e mesme, dashuria e Diogo Jotës dhe Rute Cardosos nisi në bibliotekë

Diogo Jota (28 vjeç) dhe vëllai i tij, Andre (25 vjeç), humbën jetën tragjikisht të djegur brenda Lamborghinit jeshil në...

Tenisti i parë miliarder, Roger Federer thyen rekorde edhe pas tërheqjes nga sporti

Legjenda e tenisit, Roger Federer, është futur në familjen e miliarderëve. Sipas Indeksit të Miliarderëve të “Bloomberg”, 43- vjeçari zviceran tani ka një pasuri...

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, 21 vatra zjarri në 24 orë, 4 mbeten aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra vijojnë të jenë aktive, duke...

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror po ndërpret udhëtimet drejt, nga dhe mbi Francën

Rreth 40 për qind e fluturimeve u anuluan të premten në të gjitha aeroportet e Parisit dhe dhjetëra mijëra pasagjerë u detyruan të riorganizojnë...

Nico Williams shokon Barcelonën, rinovon kontratën me Athletic Bilbaon për 8 vite

Nico Williams ka rinovuar kontratën me Athletic Bilbaon. Sulmuesi i Spanjës ka nënshkruar deri në vitin 2035 dhe klubi bask e zbuloi përmes rrjeteve...

Lajme të tjera

Web TV